E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja nuk duhet të ndryshojë stilin

Mbrojtësi i djathtë i Spanjës, Alvaro Arbeloa beson se ekipi Kombëtar nuk duhet të ndryshojë kurrë filozofinë e futbollit.

La Roja ishte akuzuar se dukej “monotone” gjatë Euro 2012 edhe pse me stilin e lojës të bazuar me posedim të topit arriti sukses sikurse në garat e kaluara ndërkombëtare përfshirë Kampionatin botëror 2010 dhe Evropianin 2008.

Spanja në finalen e Euro 2012 mposhti Italinë 4-0 dhe u bë skuadra e parë në histori që fitoi tre gara të njëpasnjëshme ndërkombëtare. “Jemi mësuar me kritika”, tha Arbeloa për AS.

“Na ndodhi edhe në Kampionatin botëror pas humbjes nga Zvicra (në ndeshjen e parë). Por, ne gjithmonë kishim besim të plotë në stilin tonë dhe kjo na udhëhoqi drejt fitores në Euro 2012. Ne kemi stilin tonë dhe ai është kritikuar. Ka shumë mënyra për të luajtur futboll të mirë por gjëja më e rëndësishme është që Spanja ka identitet, një stil që ka kërkuar vite për tu formuar, dhe tani ai është formula e suksesit tonë. Shpresoj që kur gjërat të mos shkojnë mirë të kujtojmë këtë dhe të vazhdojmë me këtë stil”, përfundoi Arbeloa i cili është duke iu afruar paraqitjes së 50-të për Spanjën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›