E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet ndryshimi i parë në Kodin Zgjedhor

Votimet u miratuan sot në prani të ekspertëve të ODIHR-it, të cilët mbërritën në vendin tonë pak ditë më parë. K

"KQZ brenda 5 ditëve nga nxjerrja e rezultatit përfundimtar proporcional në shkallë vendi, përcakton me vendim vlerën në para të një vote të vlefshme. Duke pjesëtuar fondin e përgjithshëm të miratuar me numrin e përgjithshëm të votave te vlefshme të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje dhe që kanë fituar jo më pak se 0.5% të votave në shkallë vendi", thuhet në draft.

Ndryshimet janë bërë në pjesën e 7-të të Kodit Zgjedhor, e cila ka të bëjë me financimin e partive, çka do të thotë se me ndryshimet e bëra parashikojnë që partitë të marrin fonde pavarësisht nëse kanë një ulëse në Parlament ose jo. Paketa e miratuar sot është e para në kuadrin e ndryshimeve të domosdoshme në ligjin zgjedhor të rekomanduar nga OSBE/ODIHR në raportin përkatës ku përfshihen 53 rekomandime. /Start

                                                                                             2012-01-27 13:39
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›