Sequi: Plani i Veprimit, duhet kontribuar

Në këtë takim, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi tha se "shoqëria civile mund të luajë një rol kyç për sa i përket rindërtimit të një elementi tepër të rëndësishëm, siç është ndërtimi i bashkëpunimit apo besimit mes forcave të ndryshme".
"Ky konsultim është shumë i rëndësishëm dhe unë kam besim që do të ketë sukses. Procesi i planit të veprimit nuk është thjesht një proces burokratik, por është një proces substancial, në të cilin të gjithë duhet të kontribuojnë dhe kanë përgjegjësinë të kontribuojnë dhe me shpresën që kjo të bëhet shpejt", theksoi Sequi.
Ai shtoi se "ky konsultim tregon vëmendjen, kujdesin dhe rëndësinë që ne i japim konsultimit me shoqërinë civile, si dhe vërteton edhe rëndësinë tepër kritike që ne i japim procesit të planit të veprimit, me anë të të cilit ne sigurohemi, që për prioritetet kyçe të Komisionit Evropian, të cilat janë shprehur si në raportin e progresit edhe në opinionin e Komisionit Evropian, të ndërmerren hapa konkretë".
"Shoqëria civile është kyçe për rolin që luan për promovimin e vlerave tepër të rëndësishme si, demokracia, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit dhe pushteti i të drejtës", u shpreh Sequi. "Në mënyrë që ne të tregojmë angazhimin tonë dhe rëndësinë që ne i japim planit të verimit, kolegu im Stefano Sanino po planifikon të kthehet përsëri në Shqipëri dhe prania e tij do të tregojë të njëjtët elementë, që unë jam përpjekur të ndaj me ju sot", tha Sequi. /Start/
2012-01-27 13:44