“Gjyqtarët leje vjetore 30 ditë kalendarike”
03/12/2009 Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën ankimore të Unionit
Pro UGJSH-së janë deklaruar vetëm 3 anëtarë të Kushtetueses
Gjyqtarët përfitojnë leje të pagueshme vjetore prej 30 ditësh kalendarike, të cilën do ta bëjnë në muajin gusht. Përcaktimi ligjor në ligjin nr. 9877, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, është vulosur dje nga Gjykata Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë për shfuqizimin si të papajtueshme me Kushtetutën të dy fjalive të para, paragrafi i dytë, i nenit 24 të ligjit në fjalë. Kërkuesi (UGJSH-ja) pretendon se norma e kundërshtuar ka cenuar një të drejtë të fituar, atë të lejes vjetore, gjë që cenon parimin e sigurisë juridike, si një nga elementet e shtetit të së drejtës. Por Gjykata arriti në konkluzionin se rregullimi i ri ligjor nuk ka ulur apo pakësuar kohëzgjatjen e pushimit vjetor të pagueshëm të gjyqtarëve, pra nuk ka cenuar standardin e sanksionuar në nenin 138 të Kushtetutës. Në këtë vështrim Gjykata vlerëson të mos e marrë në shqyrtim pretendimin për cenimin e parimit të sigurisë juridike, pasi e gjen haptazi të pabazuar. Po ashtu Kushtetuesja vlerëson se rregullimi i ri ligjor nuk ka sjellë ndryshime që ulin apo pakësojnë masën e lejes vjetore të pagueshme të gjyqtarëve. Për rrjedhojë, dy fjalitë e para të paragrafit të dytë të nenit 24 të ligjit për pushtetin gjyqësor nuk cenojnë standardet e parashikuara nga neni 138 i Kushtetutës. “Në vijim të arsyetimeve të mësipërme, Gjykata arrin në përfundimin se dy fjalitë e para të paragrafit të dytë të nenit 24 të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008, ‘Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë’ janë në përputhje me standardet e garantuara nga neni 138 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, - thuhet në vendimin në fjalë. Sipas kërkuesve, rregullimi i ri ligjor është i papajtueshëm me Kushtetutën, për arsye se cenon standardin e garantuar në nenin 138 të Kushtetutës, i cili parashikon se “koha e qëndrimit në detyrë nuk mund të kufizohet; paga dhe përfitimet e tjera nuk mund të ulen”. Leja vjetore e pagueshme është një nga përfitimet që gëzon gjyqtari për të ushtruar funksionin e dhënies së drejtësisë në mënyrë të pavarur e të paanshme dhe, si e tillë, nuk mund të ulet.