Ish-presidenti Meidani në mbështetje të transparencës
03/12/2009 Hapja e kutive të votimit
Ish-presidenti Rexhep Meidani del në mbështetje të kërkesës së PS-së për hapjen e kutive. Por me sa duket një qëndrim i tillë është i vonuar, pasi kampi rozë ka kaluar në një tjetër kërkesë tashmë - në atë për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Megjithatë, ish-kreu i shtetit, duke u përfshirë në debatin e nxehtë politik për një çështje tillë, jo vetëm që ka dhënë mbështetjen e tij mbi këtë çështje, pra për hapjen e kutive, por nuk anashkalon dhe një tjetër çështje në të cilin është përfshirë politika. Konkretisht në deklaratat që shkëmbehen për çdo ditë mes përfaqësuesve demokratë dhe atyre socialistë. Duke qenë se një situatë të tillë e krijoi kreu i mazhorancës, ish-presidenti Meidani e vlerësoi të turpshëm fjalorin e kryeministrit Sali Berisha ndaj kreut të PS-së Edi Rama. Sipas tij, transparenca është e pëlqyer në çdo kuptim, përfshi dhe atë të kutive, duke e vlerësuar si proces shumë normal. “Për çdo qytetar do të pëlqehej transparenca, pra në konceptimin e gjerë të transparencës, transparenca për çdo proces, përfshi edhe transparencën për procesin zgjedhor. Në konceptin e gjerë të transparencës, edhe hapja e kutive është një proces fare normal, i lidhur me detyrimin që ka politika, Parlamenti dhe çdo institucion tjetër për t’iu përgjigjur interesave të publikut apo çdo formacioni politik, në këtë rast që është Partia Socialiste”, - u shpreh Meidani. Ndërkohë Meidani komentoi qëndrimin e kryeministrit, i cili i është përgjigjur prej ditësh ultimatumit të PS për hapjen e kutive me akuza ndaj personit dhe familjes së Edi Ramës. “Natyrisht që kjo është e turpshme, nuk është një gjuhë që duhet të përdoret nga institucionet politike ose partiake dhe është një turp për shqiptarët. Veç kësaj unë mund t’i përgjigjem vetëm me refuzimin për të vazhduar edhe diskutimin për një gjë të tillë”, - vuri në dukje Meidani gjatë fjalës së tij.