Rama mbledh aleatët opozitarë për tryezën e dialogut, mungon kreu i PBDNJ-së

Tiranë, 12 shkurt, NOA Kryesocialisti Edi
Rama ka nisur të mbajë së bashku me aleatët e tij opozitarë tryezën politike,
një ditë para takimit me presidentin e Republikës, Bamir Topi dhe kryetarin e
mazhorancës, Sali Berisha, në të mirë të zgjidhjes së krizës politike në vend.
Në tryezë marrin pjesë kryetari i Partisë Demokracia
Sociale, Paskal Milo; kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka; kreu i Partisë
për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela; kreu i Lëvizjes G99, Erion Veliaj si dhe
nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Engjëll Bejtja. Ajo që ka rënë në sy ka
qenë mungesa e kreut të Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel
Dule.
Pas përfundimit të kësaj tryeze, pritet që
opozita të dalë me një vendim të rëndësishëm përsa i përket krizës politike dhe
tryezës së dialogut.
Siç u duk edhe nga deklaratat e njëpasnjëshme
publike të përfaqësuesve socialistë gjatë ditës së sotme, opozita duket se i qëndron
ende vendimit të saj për kërkesën e hapjes me çdo kusht të kutive të votimit të
28 qershorit, tek të cilat sipas tyre qëndron e vërteta e procesit zgjedhor.
Pas takimit që po zhvillohet me dyer të
mbyllura priten deklarata nga të pranishmit.
n.e/NOA