E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni Ekspres, arrestohen dy persona me 13 kg cannabis dhe armë

Fier, 12 shkurt, NOA- Policia e Fierit ka bërë
të mundur arrestimin e dy të rinjve për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.
Lajmi konfirmohet nga Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë
Qarkut Fier. Nga operacioni i koduar me emrin Expres ranë në pranga, Ermal
Mihali dhe Armelin Selimi, banues në fshatin Mertish të Lushnjës.

Sipas policisë arrestimi i tyre u bë në
vendin e quajtur fshati Këmishtaj, ndërsa po transportonin nga fshati Mërtish i
rrethit Lushnjë për në drejtim të qytetit të Lushnjës, një sasi lende e dyshuar
narkotike cannabis sativa, me peshë 1 kg.

Pas kontrollit të banesës së Armelin Semini, u
gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike me peshe 12 kg, si dhe një armë gjahu
të cilën e mbante pa leje.

Policia bënë të ditur se në cilësine e provës
materiale janë sekuestruar, 2 telefona celulare, një motor, sasia prej 13 kg
lende e dyshuar narkotike cannabis sativa si dhe arma e gjahut.

xh/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›