Rama mbledh deputetet dhe kryetaret e degeve te PS, per te festuar 8 dhjetori
Pas anetaresimi te Partise Socialiste ne organizaten e Partive Socialiste Evropiane, kryesocialisti Rama zgjodhi dje deputetet socialiste dhe kryetare te degeve, per te festuar kete ngjarje. Ne kete takim ishin te pranishem edhe Ylli Manjani si dhe Artan Lame, te cilet njihen si kritike te qendrimeve te kreut socialist. Perpara fillimit te festimit, lideri i selise roze, permes nje komunikimi per mediat, vleresoi se data e anetaresimit ne PSE, 8 dhjetori, eshte nje dite historike per socialistet. "8 dhjetori i pardjeshem ishte nje dite e shenuar. Historike per Partine Socialiste. Partia jone, me unanimitet te plote, u pranua nga Kongresi i PES-it si anetare me te drejte vote ne partine e socialisteve dhe progresisteve evropiane. Sot ne kemi perfaqesuesin tone edhe ne presidencen e kesaj force te madhe te politikes evropiane", u shpreh Rama. Sipas tij, socialiste kane mberritur ne nje stacion me rendesi strategjike per te nesermen, pasi jane integruar ne nje realitet te ri evropian. Ai theksoi se, "u takon te festojne, me te gjithe ata qe e sollen Partine Socialiste te Shqiperise deri ketu, ne nje feste brezash qe do ta bejme ne ditet e para te vitit te ardhshem, me pranine e gezueshme simbolike ketu ne Tirane te miqve te vjeter e partnereve te rinj te Partise Socialiste Evropiane". Lidhur me kete feste, burime brenda PS bejne te ditur se rreth dates 10 janar do te zhvillohet nje feste e madhe e socialisteve per anetaresimin ne PSE. "Dhe le te sherbeje kjo arritje e bukur si nje burim i ri energjie dhe vendosmerie ne betejen e madhe per demokraci, ku Partia Socialiste eshte angazhuar aktualisht me te gjitha forcat dhe ku, me patjeter, do te arrije qellimin e saj per t'i dhene Shqiperise, me ne fund, mundesine te zhvilloje zgjedhje vertet te lira e vertet te ndershme te standardeve evropiane, per nje Shqiperia ku demokracia funksionon, ku shteti i se drejtes eshte nje realitet per te gjithe dhe ku ekonomia zhvillohet ne menyre te qendrueshme", u shpreh Rama. D.D