PS: Prifti, pergjegjes per cmimin e dritave
Partia Socialiste ka bere dje pergjegjes ministrin e Energjetikes, Dritan Prifti, per rritjen e cmimit te energjise ne kohe krize. Permes nje komunikimi per mediat nga ambientet e jashtme te Ministrise se Energjetikes, deputetet socialiste Otla Xhacka dhe Shegushe Ligori, vleresuan se per shqiptaret qe jetojne me pune te ndershme, e sidomos ata qe sot jane te papune, rritja e cmimit te energjise do te thote, me shume varferi e me shume vuajtje. "Ministri Prifti, qe tjeter premton e tjeter ben, eshte pergjegjes per barren e shtuar qe do te rendoje ne kurrizin e familjeve shqiptare. Pasi kjo qeveri genjeu per OSSH-ne, genjeu per ARMO-n, se fundmi genjeu shqiptaret edhe per premtimin e pa mbajtur, per te mos rritur cmimin e energjise elektrike, propozim te cilin z. Prifti dhe ministria qe ai drejton, nuk e kane kontestuar aspak",-tha Xhacka. Ajo drejtoi nje apel ndaj ministrit, por edhe kesaj qeverie, "se pasi i grabiten voten shqiptareve, te mos zhvatin edhe xhepat e tyre!"