E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh kandidatet jep udhezimet per fushaten

Kryetari i PS-se mbledh kandidatet socialiste per fushaten. Formatimi i figures dhe fushata do te jete e unifikuar per te gjitha zonat


TIRAN - Pas zyrtarizmit te 308 kandidaturave per kryetar komune dhe bashkie Partia Socialiste nis punen per betejen e 8 majit. Diten e djeshme vete kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka zhvilluar dy takime te njepasnjeshme me kryetaret e komunave dhe nje tjeter takim me kryetaret e bashkive.


Takimi i pare eshte zhvilluar ne sallen e Akademise se Arteve ku ishin te pranishem te kandidatet e zyrtarizuar se fundmi nga Kryesia e Partise Socialiste.


Burime nga ky takim bejne te ditur per gazeten Shekulli se kreu i socialisteve ka dhene udhezimet per fushaten e ardhshme zgjedhore. Te njejtat burime saktesojne se Edi Rama u ka kerkuar kandidateve qe te jene sa me te unifikuar ne zgjedhjet e ardhshme pasi eshte nje beteje shume e rendesishme per te ardhmen e vendit. Ne kete pike kryesocialisti ka kerkuar nje bashkepunim sa me te madh te kandidateve me strukturat ne dege dhe ne rrethe.


Gjithashtu ai mesohet te kete udhezuar kandidatet qe te mos nxitohen me krijimin e posterave apo elementeve te tjere partiak. Burimet nga kjo mbledhje saktesojne se fushata do te zhvillohet me te njejtin model ne te gjithe vendin ku Partia Socialiste ka kandidatet e saj.


Duke pasur parasysh rendesine e zgjedhjeve te ardhshme vendore lideri i opozites ka mbledhur ne nje takim te vecante kandidatet per kryetar te bashkive ne te gjithe Shqiperine se bashku me deputetet e qarqeve. Burime nga ky takim bejne te ditur per gazeten Shekulli se theksi ne kete takim eshte vene ne formen qe do te kete fushata e tyre zgjedhore.


Ne takimin e zhvilluar tek ambientet e salles Shekspir ne Teatrin e Metropolit kryetari i Partise Socialiste ka dhene udhezime te vecanta per menyren e funksionimit te fushates per bashkite e medha. Fillimisht ai ka kerkuar nga drejtuesit e fushates qe brenda javes te kene mbyllur ngritjen e shtabeve elektorale ne te gjithe vendin.


Nje tjeter hap ka te beje dhe me organizimin e strukturave mbeshtetese. Per sa i perket dhenies se mesazheve elektoralit ato do te jene te koordinuara edhe me stafin e ngritur ne Partine Socialiste per zgjedhjet e ardhshme vendore.


Me tej kryesocialisti mesohet te kete kerkuar qe fushata e bashkive kryesore te jete maksimalisht e unifikuar dhe te kete nje koordinim me bazen. do hap qe do te hidhet nga kandidatet socialiste do te jete i konsultuar dhe i miremenaxhuar nga drejtuesit e fushates ne rrethe dhe ne qender.


Per sa i perket elementeve te fushates qe kane te bejne me flamujt postera fletushka dhe materiale te tjera si keto kryetari i Partise Socialiste Edi Rama mesohet te kete kerkuar nje unifikim edhe ne kete pike.


Burime nga ky takim bejne te ditur se kreu i opozites u ka kerkuar te pranishmeve qe te mos nxitohen ne berjen e materialeve per fushaten pasi ato do te jene njelloj per te gjithe. Ne keto materiale do te perfshihet slogani i ri per fushaten elektorale dhe sdo te kete asgje individuale.


Qe do te thote per te gjithe kandidatet e Partise Socialiste do te kete nje format figure te njejte. Ky format do te ideohet nga grupet e punes te ngritura ne seline roze qe do te kujdesen me imazhin e fushates.


Unifikimi


Dhenia e mesazheve te kandidateve te Partise Socialiste per bashkite dhe komunat ne te gjithe vendin do te jene te koordinuara edhe me stafin e ngritur ne Partine Socialiste per zgjedhjet e ardhshme vendore. Per sa i perket elementeve te fushates qe kane te bejne me flamujt postera fletushka dhe materiale te tjera si keto kryetari i Partise Socialiste Edi Rama mesohet te kete kerkuar nje unifikim edhe ne kete pike.


Socialistet hapin fushaten me 7 prill


TIRAN - Fushata e Partise Socialiste do te hapet me 7 prill. Burime nga selia roze bejne te ditur se kryetari i socialisteve ka kerkuar nga kandidatet dhe deputetet qe te pergatiten per muajin e fushates zgjedhore deri ne certifikimin e rezultatit. Ne keto dite te betejes politike per zgjedhjet vendore socialistet kane marre te gjitha porosite per kontaktet qe do te krijojne me bazen dhe angazhimin e mbeshtetesve ne sherbim te fushates.


Ndonese Partia Demokratike ka nisur prej kohesh fushaten elektorale Partia Socialiste ka vendosur qe te respektoje Kodin Zgjedhor ne te cilin thuhet se hapja e fushates zgjedhore behet 30 dite perpara dates se zgjedhjeve. Grupet e punes te ngritura per zgjedhjet e 8 majit po vendosin detajet e fundit mbi vendin dhe menyren se si do te zhvillohet hapja e fushates.


Ky model i cili do te perdoret fillimisht ne Tirane do te perdoret nga te gjithe kandidatet per bashkite dhe komunat. Ne hapje te fushates pritet qe kryetari i Partise Socialiste Edi Rama te shpjegoje dhe arsyet qe e detyruan te garoje per nje mandat te katert ne krye te Bashkise se Tiranes. Ndersa ne fushatat e tjera qe do te zhvillohen pritet qe zyrtare te larte socialiste dhe vete kryetari i PS-se te marrin pjese ne prezantimin e kandidateve per bashkite dhe komunat ne te gjithe vendin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›