E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjashtembedhjete deklarata dhe tete garanci

Tryeza midis partive parlamentare qeveritare dhe partive parlamentare opozitare ekspozoi pozicionet e largeta mes paleve por nuk hapi ndonje spirale shprese se mund te arrihet nje marreveshje e mire per zgjedhjet e 8 majit. Tryeza u la hapur domethene nuk u permbys nen trysnine e vizites se komisionerit europian per zgjerimin Stefan Fyle dhe te OSBE-se.

Qeveria ka marre nje mesazh shume te qarte se eshte ajo qe ka pergjegjesine e organizmit te zgjedhjeve konform standarteve europiane. Ne keto kushte duke menduar ta hedhe lumin me politiken e fjaleve te mira dhe gureve ne traste sic ka bere edhe me pare me perfaqesuesit e Europes dhe SHBA-se qeveria po ben sikur po mendohet. Ne vartesi te presionit te KE-se dhe OSBE-se qeveria mund edhe te pranoje ndonje propozim te opozites por me sa u pa dhe u tha dje deshtimi i tryezes thjesht eshte shtyre.

Arsyeja e deshtimit eventual te kesaj tryeze eshte po po ajo qe ka cuar ne deshtimin e tryezave te meparshme ne zyren e Presidentit te Republikes ne restorantin Krokodili ne Strasburg ne Kuvendin e Shqiperise. Qeveria kerkon dialog per dialog. Opozita kerkon garanci minimale per zgjedhje te lira e te ndershme. Qeveria desheron te luaje teater per nderkombetaret. Opozita kerkon te binde zgjedhesit se vota nuk preket dhe nese preket hajduti do te kapet e do te ndeshkohet. Qeveria don te kaloje radhen. Opozita don te perdore shansin. Qeveria kerkron te laje duart me nje e beme tonen. Opozita kerkon zgjidhje per tonen dhe tuajen.

E githe kjo diade duket qarte ne dokumentet qe kane paraqitur njera dhe tjetra pale ne tryezen e fundit. Po tu hedhim nje sy gjashtembedhjete pikave te PD-se do te konstatojme menjehere se ato jane qe te gjitha deklarative. Ato mund te nenshkruhen pa asnje hezitim si nje deklarate e perbashket qe synon te jape nje mesazh shtensionimi te fushtates dhe zgjedhjeve. Nga kjo pikpamje deklarata ka nje vlere dhe nuk duhet te sakrifikohet.

Por deklarata nuk eshte Marreveshje. Kush e ka menduar keshtu genjen veten. Ose pandeh se po genjen te tjeret. Marreveshja eshte nje dokument ku e ku me i avancuar se sa deklarata. Dhe ajo qe eshte thelbesore zgjedhjet shqiptare nuk vuajne per deklarata. Vuajne per garanci. Madje per garanci te forta shume pasi zakoni ketu eshte te mohohen dhe te shkelen me te dyja kembet deri edhe garancite ligjore sic ka ndodhur pershembull me nenet 136 dhe 138 te Kodit Zgjedhor per rinumerimin.

Kur u vune ne Kod keto nene kurorezuan muajin e mjaltit midis qeverise dhe opozites. Kur u votuan te gjithe deputetet e interesuar menduan se po e zgjidhnin thjesht dhe perfundimisht ceshtjen e hapjes se kutive mjaftonte kerkesa verbale e dy anetareve te KQZ-se. Por sapo opozites i lindi nevoja ti perdorte keto garanci pas zgjedhjeve te manipuluara te vitit 2009 u kuptua se qeveria i kishte dhene asaj nje gje qe do tja merrte arbitrarisht kur do ti duhej.

Shumica qeveritare ne KQZ dhe Kolegji Zgjedhor me pas u ngriten mbi Ligjin e parlamentit me nje loje te sforcuar dhe te ulet fjalesh refuzuan hapjen e kutive qe kishin kerkuar dy komisionere te larte te opozites. shte ironike ta thuash por kriza shqiptare njezet mujore qe e la vendin pa marre statusin e vendit kandidat ne BE dhe qe ne pershkallezimin e saj coi deri ne vrasjen e kater demonstruesve opozitare me 21 janar nga Garda e Republikes pra kjo krize kaq e kushtueshme e ka origjinen te i ashtuquajturi intepretim qe KQZ dhe Kolegji Zgjedhor i kane bere togfjaleshit vota te caktuara duke i veshur arbitrarisht kuptimin vota te kontestuara sepse ashtu nuk hapeshin kutite.

Ne kuptimin e ketij ligji kane arsyetuar juristet qe futen ne sherr Shqiperine vota te caktuara ka kuptimin vota te kontestuara Domethene fjala dash ka kuptimin dele. Po pse te perdorte ligjvenesi ne keto kushte fjalen dash kur e dinte fjalen dele Diskutim i kote qe na fut ne labirinthet e nje absurdi. U eshte dashur te mos i hapin kutite dhe pike. Te tjerat jane vetem budallalleqe juridike.

Ja pra kur qeveria dhe instrumentat e saj ua bejne naften pa nje pa dy garancive ligjore merret me mend se cfare do tu benin deklaratave. Deklaratat jane shkume deti. Propozimet e opozites kerkojne garanci. Ne radhe te pare meqenese nuk ka shume dite garancine e rinumerimit te hapjes se kutive. Do te mjaftonte nje rresht ne pjesen e shpjegimit te termave.

Ashtu sic thuhet per votat e kontestuara qe jane ato ku nuk kuptohet qarte se per cilin kandidat apo subjekt ka votuar zgjedhesi te sqarohet se vota te caktuara jane ato qe kerkojne dy anetaret e KQZ-se. Kaq. shte me e pakta qe kerkohet e mund te behet. shte reflektimi me minimal i qeverise ndaj levizjes opozitare per trasparence. shte nje paralajmerim dhe nje akt qe do ti dekurajonte shume manipulatoret qe ecin me mendimin se cjane pislleqe mbyllen ne kuti dhe nuk hapen me.

Garancite e tjera qe ka kerkuar opozita nuk prekin Kodin por kerkojne te kthejne ne shtratin e ligjshmerise vendimarrjen ne KQZ. Edhe ne kete pike opozita eshte minimaliste pasi pritshmeria e popullit opozitar ka qene dhe eshte per garanci shume me te forta ku perfshihet rindertimi i KQZ-se largimi i kryetarit Arben Ristani.
Refuzimi i deritanishem i garancive minimale te kerkuara nga opozita eshte nje shenje e keqe per zgjedhet e 8 majit.

shte dekonspirim i deshires se kesaj shumice per te vene serish dore mbi voten e qytetareve. Nese do te gjeje shteg. Nese do te lejoje opozita nderkombetaret dhe qytetaret e Shqiperise. Zgjedhjet e lira jane prone e popullit. Askush nuk ka te drejte ti preke. Qeveria e radhes ka detyren ti organizoje. Sipas standarteve. Jo sipas deklaratave. Pikat deklarative mund ti bejme tridhjete e dy gjashtedhjete e kater.

Por ato nuk vlejne sa nje garanci. Njeqind deklarata genjejne. Nje garanci nuk genjen. Duhet nje marreveshje ku te shartohen pikat e qeverise me garancite e opozites. shte mundesia e fundit per te shpetuar zgjedhjet e 8 majit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›