E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshime në drejtorinë e policisë Vlorë

Drejtoria e Policisë Vlorë

Strukturat e larta të policisë Vlorë do të pësojë ndryshime me emra të rinj drejtuesish. Burime pranë Drejtorisë së Policisë Vlorë, bëjnë me dije se së fundmi janë njohur me zëvendësimet e reja, të cilat do të prekin pozicionin e nëndrejtorit dhe shefit të komisariatit. Mësohet se ne vend të numrit dy të policisë Myftar Demirlikaj do të jetë Elidon Veizi, i cili mbante më parë po këtë pozicion në drejtorinë e policisë së Korçës, ndërkohë që drejt kësaj të fundit do të transferohet Demirlikaj.

Në pozicionin e shefit të komisariatit do të jetë Alfred Elezi, ndërsa shefi i komisariatit deri tani në detyrë i Clorës, Nikolin Thana sipas burimeve, do të transferohet drejt Mallakastrës.

Sipas po këtyre burimeve këto janë ndryshime që njihen në strukturat e policisë dhe kryhen herë pas here. Vetëm pak ditë më parë ndryshime pati edhe në prokurori. Kreu i komanduar i saj, Artan Madani u rikthye sërish në detyrën e mëparshme në Lezhë, ndërkohë që vendin e tij e ka zënë prokurori Maksim Sota.

Anila Peçi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›