E Diel, 1 Nëntor 2026

Zogaj: Opozita, me një subjekt unik për refomën zgjedhore

Reforma zgjedhore dhe greva e urisë së minatorëve të Bulqizës kanë qënë dy çështjet të cilat janë diskutuar sot në tryezën e Partisë Socialiste me aleatët.
 

Përfaqësuesi i opozitës Preç Zogaj deklaroi pas takimit se krerët e partive opozita kanë shfaqur propozimet e tyre për reformën zgjedhore ndërsa kanë rëndë dakort për një kod të ri gjithëpërfshirës ku të reflektohen edhe mendimet e partive opozitare.
 

“Krerët e koalicionit shfaqën mendimet e tyre për reformën, synimi është që të shkohet drejt një kodi zgjedhor gjithpërfshirës, të reflektohen mendimet e partive të opozitës që të ketë më shumë transparencë në zgjedhje, të maksimalizohet fuqia elektrolare e subjekteve dhe të realizohen zgjedhje të lira e të ndershme. Nënvizoj faktin se partitë pjesëmarrëse ranë dakord të punojnë si subjekt i vetëm politik në lidhje me reformën, pra si subjekt unik”- theksoi Zogaj.

Ai theksoi gjithashtu se u krijua një bërthamë, një grup pune që do mbajë komunikimin me përfaqësuesit e PS në Kuvend, ndërkohë që në këtë mënyrë opozita do të vazhdojë në këtë formë betejën për zgjedhje të lira
 

I pyetur për mungesën e disa prej krerëve të partive aleate, Zogaj theksoi se në takim nuk ka pasur mungesa politike, pasi sipas tij, as Skënder Gjinushi, Vangjel Dule e Spartak Ngjela nuk kanë munguar për shkaqe politike por sepse ndodhen jashtë vendit.

Sipas Zogaj si pikë e dytë e takimit, ishte edhe situata në Bulqizë ku përfaqësuesit e opozitës kanë rënë dakort që të jenë në kontakt me minatorët për t`i mbështetur dhe krijuar zgjidhje definitive dhe për t`i dhënë fund dramës atje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›