Qeveria përgatit sulmin ndaj raportit të ODIHR përpara Komisionit Europian
Së shpejti qeveria pritet të raportojë në Bruksel përpara zyrtarëve të Komisionit Europian në lidhje me arritjet e saj gjatë këtij viti. Ky raportim bëhet në prag të publikimit të progres- raportit të KE, që me shumë gjasa do përmbajë një vlerësim negativ për kërkesën e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Por, ndërsa nuk i ka kryer detyrat e shtëpisë, qeveria do ndërmarrë në Bruksel një sulm ndaj raportit të ODIHR, duke e dubluar e në disa raste duke e kundërshtuar atë. Në Bruksel pritet të mbërrijë edhe kryeministri Sali Berisha, siç është njoftuar nga zyra e shtypit e tij. Gjithë synimi i qeverisë është që të marrë një vlerësim pozitiv për zgjedhjet. Por KE ka deklaruar disa herë se i vetmi autoritet për vlerësimin e zgjedhjeve në Shqipëri është ai i ODIHR.