Rama mbledh tryezen e aleateve
Te marten
Diten e neserme pritet qe te zhvillohet nje takim i radhes i kreut te opozites Edi Rama me te gjithe aleatet e koalicionit opozitar. Pas takimit te javes se shkuar ku munguan nje numer i rendesishem i drejtuesve te partive aleate si Dule Gjinushi apo Ngjela kreu i PS-se do te mbledhe te marten nje takim tjeter kesaj radhe joinformal por ne suazat institucionale te opozites se bashkuar. Nderkaq qe nga dita e djeshme kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka hapur faqen e tij personale online me adrese www.edirama.al. Kryetari i opozites behet ne kete menyre i pari politikan i larte ne vendin tone qe do hape nje blog per te cilin do te kujdeset personalisht.