E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rama mbron mandatet e vjedhura, PD e vendosur për transparencë”

27-07-2013 / Gazeta 55

Reagon PD pas kërkesës së PS për të pushuar çështjen e Shkodrës në Kolegj
 
Partia Demokratike deklaroi se tërheqja e Partisë Socialiste nga kërkesa e saj për pavlefshmërinë e rinumërimit të votave në qarkun Shkodër, kërkesë e cila mbështetej mbi të njëjtën bazë ligjore si kërkesa për të ndalur rinumërimin e votave në qarkun e Lezhës dëshmoi se interesi i saj nuk lidhet me zbatimin e ligjit, por me faktin se, kryesocialisti Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të bllokuar transparencën e zgjedhjeve te 23 Qershorit. Zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorpsi në një deklaratë për mediat akuzoi Ramën se po bën gjithçka për të siguruar “mandatet e vjedhura”. “Partia Socialiste dëshmoi edhe njëherë moralin e saj të bazuar tek vota e vjedhur e 23 Qershorit. Tërheqja nga kërkesa e saj për pavlefshmërinë e rinumërimit të votave në qarkun Shkodër, kërkesë e cila mbështetej mbi të njëjtën bazë ligjore si kërkesa për të ndalur rinumërimin e votave në qarkun e Lezhës, dëshmoi se interesi i partisë socialiste nuk lidhet me zbatimin e ligjit, siç u pretendua në rastin e Lezhës, por risolli në vëmendje faktin se, kryesocialisti Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të bllokuar transparencën dhe mbrojtur mandatet e siguruara me vota të vjedhura më 23 Qershor. Partia Demokratike sipas Vorpsit, do të bëjë gjithçka për të bërë transparencën e 23 qershorit, pasi shqiptarët sipas saj kanë të drejtë të dinë të vërtetën si u ndërtua mazhoranca e re”, u shpreh zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi. Partia Demokratike do të bëjë gjithçka për të bërë transparencën e 23 qershorit, pasi shqiptarët sipas saj kanë të drejtë të dinë vërtetën si u ndërtua mazhoranca e re. “Partia Demokratike ka vullnet të plotë, është e gatshme dhe e vendosur të ndërmarrë çdo hap për të bërë transparencën e zullumit me votat e 23 qershorit. Shqiptarët kanë të drejtë të shohin sot të vërtetën e hidhur mbi të cilën u ndërtua mazhoranca e mashtrimit dhe e votave të vjedhura. Askush nuk mund të mohojë këtë të drejtë kushtetuese dhe themelore e aq me pak ata që janë kapur në flagrancë faqe çdo shqiptari dhe para syve të botes mbarë duke konsumuar krimin e tjetërsimit të votave dhe vullnetit të bashkëqytetarëve të tyre!”, përfundoi Vorpsi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›