E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi 9 vjet pas tragjedise se shkolles

Në Beslan të Rusisë po mbahen tri ditë zie në shënim të nëntë vjetorit të tragjedisë së rrëmbimit të pengjeve në një shkollë, ku mbetën të vrarë 334 njerëz, 186 prej të cilëve ishin nxënës shkolle.
Shumica e pengjeve u vranë kur forcat e sigurisë së Rusisë depërtuan në shkollë për ta ndalur pengmarrjen. Ceremonitë e përkujtimit kanë filluar me zilet e shkollës, në të cilën terroristët çeçenë i mbajtën peng më se 1200 njerëz për tri ditë.
Të mbijetuarit dhe njerëzit e tjerë kanë vënë kurora lulesh në vendin e përkujtimit. Për këtë përvjetor janë shtuar masat e sigurisë në Oshetinë Veriore, ndërsa vetëm në Beslan janë vendosur 1500 policë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›