E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama me banorët e njësisë nr. 7: Mandatin tonë të parë, 300 mijë vende pune

Gazeta Shqip

rama me banoretKryetari i PS, Edi Rama ka zhvilluar pasditen e së sotme një takim me banorët e njësisë bashkiake numër 7 të kryeqytetit, me të cilët ka diskutuar për një sërë problematikash me të cilat përballet vendi.

Fillimisht lideri i opozitës e ka vënë theksin tek shëndetësia, për të cilin ai ka premtuar zgjerimin e aksesit edhe për shtresat në nevojë.

Ne do të heqim skemën e sigurimeve, shëndetësia duhet të ofrohet për të gjithë, ka premtuar Rama, i cili më pas ka kaluar tek drejtësia, e cila sipas tij ka nevojë për një ndryshim radikal.

Drejtësia është një sistem që është kthyer në një mall që blihet. Për të pasur drejtësi duhet një qeveri jashtë korrupsionit, ka theksuar Rama.

Arsimi ka qenë një tjetër pikë e prekur nga shefi i socialistëve, i cili ka kritikuar numrin e lartë të universiteteve private të hapura në vend, të cilët sipas tij cenojnë profesionalizmin e të rinjve.

Ajo që po ndodh me universitetet është pabesia më e madhe që bëhet nga qeveria. Hapja e shumë universiteteve private sjell rënien e nivelit të punësimit. Në përfundim të fakultetit studentët marrin një letër të pavlerë, ka nënvizuar Rama, i cili ka prezantuar edhe zgjidhjen që PS synon ti japë këtij sektori.

Ne do ndërtojmë një sistem arsimor me mësues të përzgjedhur nga ekspertët përkatës. Do tu japim prindërve një rol të lirë për të thënë fjalën e tyre, ka vijuar kreu i PS.

Më pas radha ka qenë e punësimit, me premtimin e Ramës se, për mandatin e ardhshëm kemi krijuar kushtet për 300 mijë vende të reja pune.

3 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

Rama me banorët e njësisë nr. 7: Mandatin tonë të parë, 300 mijë vende pune burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›