E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama me fermerët në Ersekë: Bashkohuni e krijoni pikë grumbullimi! Merrni NIPT e përfitoni nga skemat mbështetëse

Kryeministri Edi Rama ka qenë me fermerët në Ersekë, ku në fokus të takimit kanë qenë pikërisht investimet e bëra në bujqësi dhe aplikimi i skemave mbështetëse, të dedikuara enkas për reduktimin e kostove të prodhimit, rritjen e punësimit dhe zhvillimin e ekonomisë rurale.

Rama tha se rritja e punimit të tokës dhe eksperteve në fakt tregojnë se bujqësia nuk po braktiset, por se gjithmonë e më shumë ka fermerët që i përshtaten nevojave të tregut. Teksa u bëri thirrje fermerëve të bashkohen dhe të ngrenë një pikë grumbullimi që të mund të ruajnë dhe shesin produktet e tyre në momentin që u duket më e përshtatshme.

“Jemi të inkurajuar nga rritja e bujqësisë dhe eksporteve dhe dëshirën që të arrijmë gjysmë miliardi euro eksporte flet vetë për punë  që është bërë këtu pavarësisht prapambetjes së trashëguar ku fshati u la në harresë totale. Fakti që është shitur 80 % e prodhimit flet shumë për të ardhurat por edhe për atë pjesë gjithmonë e më të vogël që nuk arrin dot të dal në treg se nuk arrin dot ti përshtatet kushteve të reja. Tregut duhet t’i adaptohemi me kërkesat e tij dhe është për të ardhur keq kur shikon fermerë që hedhin prodhimet e tyre, por edhe për të ardhur keq kur nuk i shikon që të adaptohen me ata që prodhimet e tyre i sheshin me shumë sukses. Një nr. gjithnjë e më i madh fermerësh janë drejt rrugës së sukseset dhe ky është fakt. Sot Shqipëria punon dyfishin e tokës se para 9 viteve”, tha Rama

Kryeministri kërkoi nga fermerët që të pajisën me NIPT dhe të mos i tremben këtij fakti pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të përfitojnë nga skemat mbështetëse të qeverisë.

“Fermerët të bashkohen në një ndërmarrje dhe të dalin të mbrojtur në pikat e grumbullimit dhe të jenë së bashku në një ndërmarrje që e grumbullon. Del në treg me këto prodhime në momentin e duhur dhe më të mirë për ju. Që nga pika e grumbullimit mund ta çoni edhe në pikat e përpunimit, të gjitha këto ne po i bëjmë hap pas hapi, por bashkitë të angazhohen konkretisht në bërjen e këtyre projekteve.  Shumë fermerë nuk marrin NIPT por ajo është i domosdoshëm për të marrë naftën falas”, tha Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›