E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, me hanxhar në dorë kundër... biznesit, SHBA-së, BE-së

20-03-2013 / Gazeta 55

Dëshpërimi po e detyron Edi Ramën të shkojë në qëndrime ekstreme. Ai dje sulmoi SHBA-në, duke e cilësuar rekomandimin për Gjykatën Administrative si një rekomandim korruptim, sulmoi biznesin, duke e kërcënuar se do ia anulojë të gjitha kontratat e koncesionet si dhe injoroi BE-në, duke mos shfaqur asnjë interes për përmbushjen e detyrimeve të tij si opozitë. Deklaratat skandalizuan komunitetin e biznesit, ndërkohë që sot priten reagime të tjera publike, kundër një talebani politik që s’njeh dallimin e shtetit nga pushteti 

Ne jemi i vetmi vend në rajon pa gjykatë administrative.
Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të biznesit deklaroi se ai ishte kundër krijimit të Gjykatës Administrative. Ndërsa përfaqësues të biznesit e shohin si domosdoshmëri krijimin e kësaj gjykate që do të realizohej pas votimit të ligjit të Gjykatës së Lartë, kryetari socialist Edi Rama e vlerësoi se Gjykata Administrative do të jetë një thertore më shumë për biznesin. “Ajo gjykatë do jetë një thertore tjetër për ju e për gjithë ata që theren në gjykata. Se drejtësia sot është kthyer në mall, siç blihet në Gjykatën e Lartë dhe do shitet”, deklaroi Edi Rama lidhur me interesin e biznesit rreth Gjykatës Administrative.
Mirëpo krijimi i Gjykatës Administrative ka qenë një kërkesë e përhershme e misionit amerikan USAID, e cila kishte caktuar dhe 16 milion dollarë që përfshinte instalimin e një sistemi elektronik të menaxhimit të çështjeve gjyqësore, blerjen e pajisjeve, mbikëqyrjen e sesioneve fillestare të trajnimit, si dhe kryerjen e një fushate ndërgjegjësimi për të informuar qytetarët mbi atë se cilat do të kishin qenë përfitimet nga Gjykatat e reja. Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës  e tërhoqën ndihmën e USAID për Shqipërinë në vlerë 16 milionë dollarë. Përmes një njoftimi për mediat, Ambasada e Shteteve të Bashkuara më 30 shtator 2010 shprehej e zhgënjyer për dështimin në miratimin e ligjit mbi Gjykatat Administrative. Edhe eurokomisioneri për Zgjerim Stefan Fule ashtu si delegacioni i BE-së në Tiranë kanë nxitur politikën, në këtë rast Edi Ramën, të votojnë tre ligjet dhe ti hapet rrugë përmirësimeve ligjore, ku për rrjedhojë është padyshim ngritja e Gjykatës administrative. 
Afërmendsh ky zhgënjim i kancelarive  vinte pas bllokimit të një pas njëshëm të Edi Ramës që përdor minorancën bllokuese në parlament. Investimet e huaja, qofshin këto europiane apo amerikane e shikojnë si një mungesë të madhe mos ngritjen e kësaj gjykate.
Nga këndvështrimi ekonomik, kjo do të thotë risk, pasiguri, dhe kosto më të ulët që shndërrohet në më shumë investime dhe veprimtari ekonomike private. Ekspertët ekonomikë dhe të çështjeve ligjore vlerësojnë se aktualisht pa gjykatën administrative procedura gjyqësore është e varfër, shkalla e specializimit e ulët dhe procesi i zgjatur. Të gjitha këto kushtëzojnë një vendimmarrje gjyqësore jo cilësore dhe me kosto administrative e kohore, qoftë për biznesin qoftë për administratën.
Në fakt, Gjykata Administrative, e ashtuquajtur Gjykata e Biznesit i shërben jo vetëm këtij të fundit pro edhe çdo qytetari për të zgjidhur konfliktet me shtetin.
Gjithashtu Edi Rama u kërkoi bizneseve që të forcohej ekzekutivi, pra, qeveria dhe jo gjyqësori, duke dalë kundër parimeve të presidentin Regan se “qeveria është problemi”.
Krijimi i Gjykatës administrative ka ngelur peng sepse ajo është pjesë e ligjit për Gjykatën e Lartë, e cila është një prej 3 ligjeve që nuk votohen nga opozita e Edi Ramës që pengon kësisoj dhe marrjen e Statusit të vendit Kandidat. Mos miratimi i tre ligjeve janë tre tullat e bllokimit që Edi Rama ka vënë në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sidoqoftë mosmiratimi i tre ligjeve, më saktë ligjit për Gjykatën e Lartë që lejon ngritjen e gjykatës Administrative është jo vetëm një kosto për biznesin, por edhe për qytetarin shqiptar, pasi Gjykata Administrative do të zgjidhë jo vetëm konfliktet midis biznesit dhe administratës, por edhe qytetarëve dhe administratës. Edi Rama ka një keqkuptim thelbësor me biznesin pasi e shikon atë si një zgjatim të pushtetit të tij. 

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›