SHBA falenderon Berishen: Shqiperia, partnere e ngushte
Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kane shprehur vleresim per Qeverine Shqiptare dhe kontributin qe ka dhene per strehimin e rezidenteve te ish-kampit Ashraf. Ne nje deklarate per mediat, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur falenderimin per qendrimin e Kryeministrit Sali Berisha, per strehimin e ketij kontingjenti. “Shtetet e Bashkuara te Amerikes pershendesin oferten bujare te Qeverise se Shqiperise per te ofruar strehim per 210 ish-rezidente te kampit Ashraf, te vendosur perkohesisht ne kampin Hurriya, dhe falenderojne Kryeministrin Berisha per gjestin human per te ofruar nje parajse te sigurt per keta individe”, u shpreh dje ne nje deklarate per mediat, zedhenesja e Victoria Nuland. Ne deklaraten e DASH thuhet se Shqiperia ka qene gjithmone nje partnere e ngushte e SHBA-ve ne vendosjen e stabilitetit ne Irak. “Shqiperia ka qene nje partnere e ngushte e Shteteve te Bashkuara ne perpjekjen per te vendosur stabilitet dhe paqe ne Irak. Ne besojme se vendosja permanente e ish-rezidenteve te Ashraf, jashte Irakut, eshte e vetmja zgjidhje e qendrueshme dhe mbetemi te angazhuar per te asistuar UNAMI, UNHCR dhe qeverine e Irakut ne kete ndermarrje”, thuhet ne deklaraten e Nuland. Perfaqesuesja e DASH, eshte ndalur dhe ne reagimet e drejtuesve te MEK, lidhur me transferimin e tyre ne Shqiperi. “Shtetet e Bashkuara i bejne thirrje lidershipit te MEK, te pranoje menjehere oferten humanitare te Qeverise se Shqiperise dhe i keshillon rezidentet e Kampit Hurriya t’i rikthehen pjesemarrjes ne intervistat e transferimit, per te garantuar qe individet te shfrytezojne mundesite e vendosjes se sigurte e te garantuar jashte Irakut. Ne inkurajojme gjithashtu lidershipin e MEK te vendose jeten dhe sigurine e ish-rezidenteve te Ashraf, si prioriteti me i larte duke ofruar nje bashkepunim te plote dhe te pakushtezuar me procesin e transferimit”, tha Nuland. Me tej, ajo vlereson dhe rolin e Organizates se Kombeve te Bashkuara per strehimin e ketij kontingjenti dhe gjetjen e vendstrehimeve te tyre. “Shtetet e Bashkuara mbeshtesin fuqimisht punen e Misionit te Asistences se Kombeve te Bashkuara ne Irak (UNAMI), UNHCR dhe Perfaqesuesit te Vecante te Sekretarit te Pergjithshem, Martin Kobler. Ne vazhdojme te theksojme siguria e kampit dhe e rezidenteve te tij duhet te garantohet ne perputhje me Memorandumin e Mirekuptimit te dates 25 dhjetor 2011, midis Kombeve te Bashkuara dhe Qeverise se Irakut dhe i bejne thirrje te gjitha paleve te perfshira te punojne se bashku ne menyre efektive per kete”, thuhet ne deklaraten e Departamentit te Shtetit.