E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama me kandidatët e PS në Fier: Strategjia e re për listat, deputetë nga territori

TIRANË, 15 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, prezantoi sot në podkastin e tij “Flasim”, në episodin ekskluziv, “Parti e re për Shqipërinë në BE”, kandidatët e PS-së në zgjedhjet e 11 majit për Fierin.

Rama tha se në qarkun e Fierit është ripërtërirë totalisht lista.

Sot biseduan me kryeministrin, Ceno Klosi, Zaira Gjika, Erjo Mile.

Zaira Gjika thotë se është prej 27 vitesh pjesë e sistemit arsimor dhe se përfshirjen në politikë e sheh si vijim të angazhimit të saj për zgjidhjen e problemeve të banorëve të Fierit.

Ajo është e renditur në listën e hapur të PS-së për Fierin.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi është kandidati tjetër i PS-së për Fierin, i renditur në listën e hapur. Klosi tregoi se e ka nisur karrierën nga sistemi bankar te drejtimi i OSHEE-së, Administratës Tatimore te zv/ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Klosi theksoi se rikthimi në vendlindje i kishte sjellë emocione.

Erjo Mile, i renditur në listën e hapur të PS-së tregon se ai vjen nga një familje thjeshtë fierake dhe që nga mosha 16 vjeçare ka qenë i angazhuar në strukturat e PS.

“Aplikova te platforma “Deputeti që duam”. Jam këmbëngulës, por nuk e prisja të përzgjidhesha. Familja ime nuk e mbështeti vendimin tim pasi kërkonin angazhimin tim akademik”, tregoi ai.

Kandidatë për qytetin e Lushnjes janë Kiduina Zaka, Maldrita Bardhon, Asfloral Haxhiun dhe Përparim Arapin.

Kiduina Zaka thotë se është lindur dhe rritur në qytetin e Lushnjës nga një familje e thjeshtë, ku i ati punon si polic dhe e ëma në një fasoneri.

Ajo tregon se se ka parë kurrë mundësinë për tu larguar jashtë, ashtu sikurse nuk e kishte parë më herët veten të përfshirë në politikë.

“Ardhja ime në PS ka qenë e rastësishme, e gjeta veten në ceremoninë e festimeve të 25 vjetorit të krijimit të PS-së në Lushnjë, dh edit ditës u përfshiva në strukturat e rinisë për të ardhur këtu sot”, thotë ajo.

Maldrita Bardho e cila edhe ajo vjen nga qyteti i Lushnjës tregon se vijon prej vitesh punën si farmaciste.

Ndërsa Përparim Arapi nga Lushnja tregon se ka studiuar për agronomi dhe se që nga 1998 është i anëtarësuar në PS. Karrierën politike në PS e ka nisur në vitin 2000. Ftesa për të kandiduar për deputet, Arapi thotë se e ka pritur natyrshëm dhe thekson se në Partinë Socialiste ekziston meritokracia.

Kandidati tjetër Asfloral shpjegon se ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, në Tiranë, ku ka kryer edhe specializimin për Kirurgji dhe po vijon doktoraturën në La Sapienza. E gjitha familja e tij shërben në sistemin shëndetësor.

Ai thotë se ka ndryshime të jashtëzakonshme në sistemin shëndetësor në këto vite dhe se janë bërë investime të mëdha.

Pavarësisht angazhimit politik ai tregon se nuk do të shkëputet nga shërbimi për qytetarët në strukturat e shëndetësisë.

Rama theksoi rëndësinë e përfaqësimit të deputetëve në zona.

“Një pjesë e kësaj strategjie të re ishte të kemi deputetët e territorit, që do të jenë dera e hapur e PS-së, në mënyrë që të mos përballemi me akuzat e qytetarëve që pyesin ku janë deputetët”, tha Rama.

Ai po ashtu bisedoi me kandidatët e Mallakastrës, Divjakës dhe Roskovecit.

Ana Nako thotë se ajo është përfshirë në PS që në vitin 1999.

Ka vijuar jetën si aktiviste përgjatë gjithë kohës dhe që nga viti 2015 është anëtare e asamblesë kombëtare dhe aktualisht kryetare e Këshillit Bashkiak të Lushnjës.

Zejnine Çaushi nga fshati Vlosh i Roskovecit. Familja e saj u rikthye për të investuar në Shqipëri disa vite më parë. Ajo sot platforma “Deputeti që duam” ishte çelës ii suksesit.

Klevis Jahaj i lindur në Ballsh, nga prindër arsimtarë tregon sfidat e familjes së tij për të shkolluar atë dhe motrën e tij sot mjeke onkologe. Jahaj ka përfunduar studimet për ekonomi në Tiranë, fillimisht u angazhua pranë OSHEE-së, në momenti më të rëndësishëm të kësaj kompanie, atë të reformimit të saj.

Më pas ka dhënë kontribut në sektorin e ujësjellësit, ku edhe aty ka nisur prej 3 vitesh reformimi.

Kryeministri vlerësoi kontributin e tij në këtë sektor teksa foli për progres.

“Kur kemi marrë detyrën, ka pasur 4 zona urbane që furnizoheshin me ujë. Dhe sot kemi 43 zona urbane dhe 98 rurale që furnizohen me ujë. Deri në fund të vitit 2030 përfundon 100% furnizimi me ujë i zonave urbane dhe më shumë se 80% të zonave rurale”, tha Rama.

Kryeministri po ashtu vuri theksin te liria e bindjeve politike, teksa solli shembullin e një takimi të kryetarit të PD-së, Sali Berisha me mësues, ku tha se ata ndjehen të lirë të zhvillojnë aktivitet politik pas mësimit.

Kryeministri solli në vëmendje se më herët, kur në qeverisje ishte e djathta, mësuesit që angazhoheshin në politikë largoheshin të nesërmen nga puna.

“Sot kjo nuk ndodh”, deklaroi ai.

/a.gjonaj/ /a.g/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›