Rama me këngën Çohu , nis fushatën nga Qytetit Studenti
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste do të nisë betejën e saj elektorale për garën e 28 Qershorit nga Qyteti Studenti. Burime nga selia rozë pohuan dje për gazetën se do të jetë pikërisht fusha e sportit nga qyteti i të rinjve nga ku PS do të bëjë thirrje për të marrë votat e shqiptarëve. Ora 6 e 30 pritet të jetë dhe starti i hapjes së fushatës zyrtare, 30 ditë para datës së zgjedhjeve ashtu si parashikohet dhe në Kodin Zgjedhor. Ndërkohë që dje
kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka bërë publike këngën që do të shoqërojë fushatën elektorale të kësaj partie. Rama ka përzgjedhur sërish grupin e njohur shqiptar, West Side Family për ta shoqëruar në fushatën elektorale. Ai prezantoi para mediave në selinë rozë, si bashkërrugëtar në fushatë grupin West Side Family , i njëjti grup këndoi këngën “Tirona” pjesë në zgjedhjet lokale, kur Rama rigaronte si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Rama vlerësoi se ky bashkëpunim me grupin do të jetë një thirrje e qartë për gjithë shqiptarët e shqiptaret për ta çuar Shqipërinë drejt një qeverisjeje qytetare. “Është një këngë që është pjesë e asaj fryme që në tani e ndjejmë dhe e përçojmë. Kënga titullohet “Çohu”. Jam bashkë me miqtë e mi dhe këngëtarët e famshëm për t iu prezantuar të gjithëve këngën që do na shoqërojë në udhëtimin në Shqipëri, rrugëtim që do të na çojë drejt një qeverisjeje qytetare”, - tha ai. Rama shtoi se “ne nuk mund të pajtohemi me faktin se kemi mbetur më të fundit fare, prapa një dere të mbyllur që ende nuk po hapet dhe të cilën ne do ta hapim së bashku pa humbur kohë, duke fituar në 28 qershor që më në fund çdo shqiptar të lëvizi lirisht në Evropën që na takon edhe ne si të gjithë evropianëve të tjerë”. Këngëtarët nga ana e tyre shprehën kënaqësinë që po bashkëpunojnë me, siç theksuan ata kryetarin e ardhshëm të Shqipërisë. “Kenaqësi që po mbështesim kryetarin e ardhshëm të Shqipërisë, Edi Rama. Me “Tironën” e ndryshuam Tiranën, tani duhet të ndryshojmë Shqipërinë. Ashtu siç thotë dhe vetë kënga; çohu minator, çohu malësor e ke ti në dor”, - tha Flori. Ndërsa Landi shtoi se “kënga e Tironës ishte ogur shumë i mirë për gjithë tironsit, kënga e radhës ogur i mirë për të gjithë shqiptarët”.
Ky lajm është publikuar: 27/05/2009