Mediu kërkon “kokën” e prokurorit Sokol Stojani
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Dosja “Gërdeci”
Fatmir Mediu kërkon me çdo kusht që të ndiqet penalisht kryesuesi i hetimeve për Gërdecin, Sokol Stojani. Sipas Mediut, veprimet e Stojanit ndaj personit të tij janë tepër të rënda dhe, mbi të gjitha, tendencioze. Pasi e pa që nuk mund të luftonte dot prokurorin me anë të kolegëve të tij, ish-ministri i Mrojtjes, Fatmir Mediu, i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me një kërkesë ku kërkon shfuqëzimin e vendimit të datës 21 prill 2009, të prokurorit Genti Xholi dhe Genci Qana për mosregjistrimin e procedimit penal në bazë të padisë së bërë nga ish-ministri Fatmir Mediu. Sipas kërkesës që Fatmir Mediu ka dorëzuar në Gjykatë, thuhet se në padinë e tij ai kishte dhënë prova të qarta për ndjekjen penalisht të Sokol Stojanit, i cili në mënyrë tendencioze dhe për të ulur figurën e tij, kishte dërguar mesazhe telefonike në një emision televiziv ku Mediu ishte i ftuar. Sipas Mediut, këto prova të paraqitura nga ai nuk janë analizuar fare dhe prokurorët vendosën rrëzimin e padisë dhe mosnisjen e hetimeve për të paditurin.
Kërkesa
Kërkesën e tij Mediu e ka bazuar në nenin 291/2 të Kodit të Procedurës Penale. Fatmir Mediu kërkon që gjykata të shfuqëzojë vendimin e prokurorëve për mosfillimin e procedimit penal për Stojanin, dhe marrjen e këtij të fundit në cilësinë e personit të pandehur. “Vendimi për mbylljen e hetimeve është bërë më datën 21.04.2009 dhe më është përcjellë me një shkresë të datës 30.04.2009, e cila më ka mbërritur në datën 13.05.2009”,- thuhet në ankimin e Mediut. Duke e konsideruar këtë veprim si të padrejtë dhe të pambështetur në ligj dhe prova, unë paraqes ankim në gjykatë. Gjithashtu, arsyetimi i bërë nga prokurorët e përmendur më sipër është terësisht i gabuar dhe në keqinterpretim të ligjit. Së dyti, arsyetimi i prokurorëve në pjesën e dytë të vendimit të mosfillimit, veçanërisht përcaktimi mbi detyrimet e mia për të qenë transparent dhe i sinqertë me publikun, mbeten prova më e qartë e subjektivizmit të tyre mjeran në vendimmarrje”, - është shprehur Mediu në kërkesën e tij. “Nëse prokurorët pranojnë faktin e dërgimit të sms si të mirëqenë, pavarësisht që me shkrim janë të detyruar ta vlerësojnë atë si hipotetik, duhet të kenë të qartë si profesionistë që janë apo pretendojnë të jenë, një të vërtetë: përmbajtja dhe vetëm përmbajtja e teksteve të sjella, përbën bazën e mjaftueshme të të dhënave për të nxjerrë konkluzionet, jo vetëm mbi konsumimin e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” nga ana e të kallëzuarit, por dhe konkurrimin e saj me ndonjë vepër penale tjetër, siç është “fyerja për shkak të detyrës”.
Objekti
Përfundimisht, nëse fakti ka ndodhur, apo ky fakt përbën vepër penale, përgjigjen duhet ta japë një hetim i Prokurorisë, sipas edhe sugjerimeve që ne u kemi bërë në materialin kallëzues për kryerjen e veprimeve procedurale dhe eksperto-teknike”, - thuhet në ankimin e Mediut. Më tej, në ankim thuhet se “nuk mundet që në këtë konkluzion të arrihet nëpërmjet vendimit të paracaktuar, që, për fat të keq, mban firmën e dy prej prokurorëve drejtues të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë”. “Kërkoj pranimin e kërkesës sonë, shfuqësimin e vendimit të datës 21 prill 2009 të prokurorëve Genti Xholi dhe Genci Qana, prokurorë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe fillimin e ndjekjes penale ndaj shtetasit Sokol Stojani”,- përfundon kërkesa e dërguar nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në Gjykatën e Tiranës.
Ky lajm është publikuar: 27/05/2009