E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama me kongresmene, diskutohet programi i PS

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne mbyllje te vizites se tij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ka zhvilluar takime me disa kongresmene. Kreu i PS-se eshte takuar me Eliot Engell, Gary Peters, Gregory Meeks, Heath Shuler dhe Robert Aderholt. Ne fokus te takimeve te kreut te PS-se kane qene programi i PS-se, reforma zgjedhore dhe procesi i integrimit te Shqiperise. Kreu i PS-se ka takuar kongremenet Eliot Engell dhe Gary Peters, te cilet jane zedhenes aktive te ceshtjeve shqiptare dhe perfaqesojne komunitete ne New York dhe Michigan ku ka votues me origjine shqiptare "Nje bisede shume miqesore me kongresmenet Engell e Peters ku folem per programin tone te ri dhe gjendjen ne Shqiperi pergjithesisht", - shkruan Rama ne faqen e tij zyrtare. Kreu i PS-se ka falenderuar dy kongremenet per avokatine e sinqerte ndaj Shqiperise pa marre ane politike, por duke synuar me te miren per vendin. Zyra e shtypit te PS-se njofton se "Kongresmeni Engel e cmoi shume rolin dhe punen e Rames ne Shqiperi dhe u angazhua per nje marredhenie te ngushte e mbeshtetese". Nderkohe qe kongresmeni Peters ofroi mbeshtetje te programit te PS ne ndihme te sipermarrjeve te vogla e te mesme, duke qene se ai eshte hartues i ligjeve kryesore qe Presidenti Obama dekretoi per stimulimin e bizneseve te vogla te rrezikuara nga kriza ekonomike. Nje tjeter vizite e kreut te PS-se eshte dhe ajo me kongresmenin Gregory Meeks, i cili eshte demokrati me i larte ne Komisionin e Marredhenieve me Jashte ne grupin e Europes. Rama falenderoi Meeks per ndihmen legjislative ne anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe kerkoi te njejten mbeshtetje lobimi per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Kongresmeni Meeks pershendeti fokusimin e PS tek ceshtjet konkrete qe ndihmojne qytetaret dhe ftoi Rama per nje vizite te dyte ne Kongresin Amerikan me fokus Komitetin e Marredhenieve me Jashte ku ai eshte drejtues i larte. Nje tjeter takim i zhvilluar nga kreu i PS-se ka qene dhe ai me kongresmenin dhe nje emrat me te njohur te futbollit amerikan, Heath Shuler. Rama dhe Shuler kane folur per kapitullin e sportit ne programin e Partise Socialiste. Zyra e Shtypit e PS-se njofton se Kongresmeni Shuler ofroi ide konkrete per te pasuruar kurrikulat e shkollave me edukimin sportive. Mesohet se te dy ish-sportistet, sot politikane, po planifikojne nje takim te dyte ne Tirane per t'i dhene nje promovim me te madh kultures sportive ne Shqiperi. Nje tjeter takim i zhvilluar nga kreu i PS-se ka qene dhe ai me kongresmenin Robert Aderholt, i cili eshte Kryetar i Komisionit per Sigurine e Brendshme Amerikane. Kryetari Edi Rama ka zhvilluar nje takim te vecante me Aderholt, i cili sherben dhe si anetar i Komisionit per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Europe, apo sic njihet ndryshe me emrin Komisioni Amerikan i Helsinkit. Takimi i Kryetarit Rama me kongresmenin Aderholt ka pasur ne qender Shqiperine. Vete kryetari Rama ne nje mesazh ne faqen zyrtare shprehet se "Takimi i fundit per kete here me kongresmenin Aderholt, kryetar i Komisionit te Sigurise e po ashtu shume i interesuar per Shqiperine". Aderholt u informua informacion mbi procesin e reformes zgjedhore dhe asaj ne drejtesi. Pas fteses se zotit Rama, Aderholt mund te vizitoje Shqiperine ne Maj te ketij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›