E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot lamtumira për ish-ministren e Kulturës Uruçi

Të tjera rreth shkrimit Pipero:Shkaku, infeksioni i rëndë Kuvendi, një minutë heshtje për Esmeraldën TIRANE –  Do ti jepet sot lamtumira Ish-ministres se Kulturës, Esmeralda Uruçi, e cila ndërroi  jetë dje në spital, ku ndodhej e shtruar pas një aksidenti që kishte pësuar më 17 dhjetor 2011 me bashkëshortin e saj. Ajo ishte 51 vjeç.

Ish ministrja e Kulurës gjatë qeverisjes së socialistëve Esmeralda Uruçi dhe i shoqi u plagosën ndërsa udhëtonin me automjetin e tyre në autostradën Tiranë – Durrës. Ata janë përplasur me një automjet tjetër, me targa TR 6058 K, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.

Në Teatrin e Operas dhe Baletit në orën 10.00  - 11.00 do të mbahen homazhe.

Drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësinë, Pëllumb Pipero tha dje për “Shqiptarja.com”, se ish-ministrja e Kulturës, Esmeralda Uruçi ka ndërruar jetë në pavijonin e neurokirurgjisë në QSUT dhe jo në Austri siç u përfol në fillim. Sipas tij, Uruçi është shtruar para dy ditësh në infektiv, ku u dyshua për meningjit purulent dhe hidrocefali, pasoja të shkaktuara nga aksidenti i 17 dhjetorit.

BASHKËSHORTI NË GJENDJE TË MIRË
Sipas burimeve nga QSUT, bashkeshorti i Esmeralda Urucit, eshte ne gjendje te mirë shëndetësore pasi ai nuk ka pësuar dëmtime serioze nga aksidenti fatal i dhjetorit. Ai ka ndjekur nga afër gjendjen shëndetësor të bashkëshortes dhe i ka qëndruar te koka për ccdo moment. aktualisht ai po merret me organizimin e ceremonise mortore te bashkeshortes se tij
(ek/aq/im/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›