Sannino: Vijoni dialogun, BE do t'ju mbeshtese
Plani i veprimit per integrimin e vendit i hartuar nga qeveria ne bashkepunim me opoziten dhe shoqerine civile, eshte vleresuar me nota maksimale nga Drejtori i Pergjithshem i Zgjerimit ne Komisionin Europian, Stefano Sannino. Perfaqesuesi i BE-se eshte shprehur se eshte per t'u vleresuar shume seriozisht fakti qe per hartimin e ketij dokumenti serioz jane perfshire te gjitha forcat politike dhe shoqeria civile, ku nuk ka ngurruar te falenderoj publikisht ministren bregu dhe deputetin e PS Ditmir Bushati per kontributin e dhene. Duke folur ne emer te nderkombetareve, Sannino tha se "Komisioni Europian ne vecanti, por edhe i gjithe BE, ju pergezon per kete fryme konstruktive te bashkepunimit qe ekziston tashme ndermjet te gjitha forcave politike ne Shqiperi dhe ju inkurajojme per kete dhe jemi te gatshem te japim ndihmesen tone ne menyre qe ne te arrijme qe plani i veprimit te zbatohet plotesisht, sepse synimi i BE eshte sjellja e Shqiperise ne familjen europiane. Komisioneri Fyle gjithnje ka theksuar faktin qe eshte teper e rendesishme, qe agjenda Europiane te jete axhenda kombetare e Shqiperise". Sannino u shpreh me tej se suksesi i zbatimit te ketij plani veprim dhe i axhendes Europine do te jete suksesi i te gjithe paleve se bashku, jo i vetem nje pale. Sannino ka kerkuar nga klasa politike shqiptare qe te vijojne frymen e bashkepunimit dhe te miratojne reformat e nisura, duke filluar nga reforma zgjedhore, per te cilen vleresoi frymen konstruktive te opozites dhe te mazhorances per miratimin e saj. Duke ndare te njejtin mendim me kryeministrin Berisha, Sanino tha se "eshte teper e rendesishme, qe puna e grupit per reformen zgjedhore te perfundoje sa me shpejt qe te jete e mundur, ne menyre qe ne te sigurohemi qe vitin tjeter zgjedhjet ne Shqiperi te behen ne menyren me te mire te mundshme". Gjithashtu Sannino e ka vleresuar si shume te rendesishem vendimin e perbashket mes opozites dhe mazhorances per heqjen e imunitetit si per deputetet ne parlament, por edhe per gjyqtaret, duke e vleresuar miratimin e tij si nje nga shtyllat kryesore ne luften kunder korrupsionit. Sanino u shpreh se "Bashkimi Europian, do ta mireprese nje hap te rendesishem, sic eshte ky i marreveshjes per te hequr imunitetet, sipas modaliteteve, per te cilat do te bien dakord te gjitha forcat politike ne vend". Sannino ka kerkuar nga pala shqiptare qe te bashkepunoje edhe per ceshtje te tjera te rendesishme, sic jane ceshtja e te drejtave te pronesise, po ashtu edhe angazhimin, qe eshte ndermarre me promovimin e te drejtave te njeriut dhe sidomos ato ne lidhje me grupet me ne nevoje apo me te skajshme, duke perfshire ketu edhe njesite e qeverisjes vendore dhe kjo eshte shume e rendesishme per BE.