Si ndryshojne procedurat per regjistrimin e pasurive Rozeta Rapushi
Miratohet me konsensus te gjere politik, projektligji "Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme". Me 112 vota pro, dhe votat kunder te Bashkim Finos dhe Eduard Shalsit, Kuvendi pranoi nismen ligjore, qe nder te tjera heq cdo mundesi per krijimin e mbivendosjeve te titullit te pronesise. Partia Socialiste, ndonese shprehu rezervat e saj, dha konsensusin per draftin qe parashikon qe zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme te demshperbleje cdo qytetar nese i ka shkaktuar atij parregullsi me dokumentacionin, titullin e pronesise apo i ka mbivendosur pronen. Te vetmit qe nuk iu bashkengjiten vendimit te grupit, ishin socialistet, Fino dhe Shalsi. Duke kerkuar votat e deputeteve ne Kuvend, Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, tha se me kalimin e ketij projektligji, te gjithe qytetaret, nuk do te humbasin me dite te tera ne radhe, por do te cdo gje qe lidhet me dokumentet e pronesise, ne moment. "Me kete nisme ligjore, te hartuar me ndihmen dhe sugjerimin e Bankes Boterore, garantohen titujt e pronesise, garancia e tapise qe marrin te gjithe qytetaret nga Zyra per Regjistrimin e Pasurive te Patundshme (ZRPP). Ne momentin kur do ta marrin tapine, do te kete garanci te plote", - u shpreh ministri. ai shpjegoi gjithashtu se regjistrim te shpejte me kete nisme, do te kene edhe pallatet e reja. Halimi sqaroi se me regjistrimi i lejeve te ndertimit do te behet automatikisht ne momentin qe del nga njesia vendore. "Cdo qytetar, qe do te bleje nje pasuri, nga dhenia e lejes, por qe ne ate moment do te marre regjistrimin ne dore, dhe ZRRP e garanton qytetarin qe parate e tij nuk do te ikin kot", - u shpreh ministri. Kjo, sipas tij, krijon dhe shmang te gjitha problemet dhe informalitetin. Halimi theksoi se kjo nisme e re ligjore, do te shmange informalitetin dhe do te garantoje qytetaret, biznesin dhe sistemin fiskal. Vec kesaj, ministri i Drejtesise kerkoi votat ne Kuvend, edhe per ndryshimet, qe ZRPP do te ofroje tashme te gjitha sherbimet on-line, duke pajisur cdo subjekt me nje kod personal per te verifikuar gjendjen e prones se tij.
Procedurat, cfare sjell ligji i miratuar ne Kuvend
Dixhitalizim i te dhenave te administruara nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.
Procedura on-line, ne menyre qe te gjithe te interesuarit te verifikojne te dhenat mbi pasurine e tyre.
Kur qytetarit i shkaktohet nje dem nga informacioni i gabuar apo rrjedhja, ai demshperblehet.
Qytetaret do te pajisen me nje kod per pasje aksesi ne faqen zyrtare per te verifikuar te dhenat e tyre.
Procedurat qe zgjasin nga 20-25 dite, reduktohen ne 2-5 dite dhe vetem me nje ndalim te noteri.
Regjistruesi mund te ndeshkoje me gjobe deri ne 50 mije leke, kur nuk behet fjale per veper penale, edhe deklaruesin e qe regjistron nje prone fillestare me te dhena jo korrekte.
Ndryshon procedura e regjistrimit fillestar te prones, duke vendosur afatin detyrues deri ne 30 dite per hipoteken t'i ktheje pergjigje kerkuesit.
Nga vetefinancimi, tek dixhitalizimi i hipotekave
Ne baze te ligjit te ri miratuar seancen e djeshme, Drejtimi i Zyres qendrore te hipotekes, do t'i besohet nje bordi kolegjial me 5 anetare, nje prej te cileve do te kete tagrin e drejtorit ekzekutiv dhe do te emerohet nga kryeministri. 4 te tjeret emerohen nga ministria e Drejtesise dhe ajo e Financave. Sipas ndryshimit te ligjit ekzistues, nga fitimet e veta hipoteka krijon nje fond te vecante per te demshperblyer cdo qytetar nese i ka shkaktuar atij parregullsi me dokumentacionin, titullin e pronesise apo i ka mbivendosur pronen. Projektligji i ri per ZRPP-te, permes ndryshimeve ne ligjin ekzistues, synon gjithashtu thjeshtimin e procedurave per regjistrimin e pasurive te paluajtshme dhe lehtesimin e qytetareve prej tyre, sikunder shmangin edhe kontaktin e administrates me qytetarin dhe reduktojne procedurat nga 20-25 dite, ne 2-5 dite per nje regjistrim pasurie. Gjithashtu, duke synuar shmangien e radheve, eshte parashikuar dixhitalizimi i te dhenave ne hipoteka, por edhe verifikimi on-line i gjendjes se prones permes kodeve te sigurise. Ne nje kapitull te vecante caktohet procedura e regjistrimit fillestar te prones, duke vendosur afatin detyrues deri ne 30 dite per hipoteken t'i ktheje pergjigje kerkuesit.