E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rama me lutjet për koalicion ul figurën e opozitës dhe mbështetësve të saj”

09-01-2013 / Gazeta 55

Flet kreu i Partisë “Demokracia Sociale”, Paskal Milo

Ftesa që kreu i opozitës i bëri LSI-së për një koalicion në zgjedhjet e 23 qershorit duket që ka mërzitur dhe aleatët e saj.
Kreu I Partise Demokracia sociale Paskal Milo në një intervistë të dhënë televizive është shprehur se Rama nuk duhet t’i lutet Metës që të bashkohet me ne pasi kështu ul figurën e opozitës dhe mbështetësve të saj.
Kreu i Partisë Demokracia sociale Milo ka kërkuar nga PS që të bëjë një tryezë të përbashkët, ku të diskutohet njëherë për ata që janë pjesë e saj. “Mjafton që aktorët politikë të organizohen, të mbështeten në forcat e tyre, të bëjnë thirrjen. Por, nëse thirrja përsëritet disa herë atëherë e tejkalon masën, madje e kapërcen edhe mesazhin që do të japësh për bashkim. Të duket më shumë sikur u lutesh sesa i bën një thirrje që në emër të interesit të përbashkët opozitar të bashkohemi. Ata kanë një platformë tjetër politike për të bashkëpunuar në koalicion me dikë tjetër ose presin të rrisin çmimin e pazarit të tyre politik”, deklaroi Milo.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›