Këta duhet të kuptojnë njëherë që nuk janë Zotërit e vendit
A nuk u lodhëm me konstantime? Të gjithë thërrasim: "Kape hajdutin", dhe asnjehere nuk e dime kush eshte! Mjaft me zvarritje qaramane dhe konstantime mjerane! Ne duhet të ndërgjegjësojmë qytetarinë tonë që t’i themi: "Ndal!", bërjes temena së keqes. Me sjelljen tonë në rrugë apo në institucione, të fillojmë t’u japim politikaneve tone të kuptojne se nuk janë ZOTERIT e vendit. Askush nuk është. Ne i vëmë dhe ne i heqim! Ne vrapojme për t’i vene por kur vjen puna për t’i hequr ata bejne sikur kolltukun ua ka lene nena apo babai trashegim! Rrëzoni fronin dhe idhujt! Pastroni shpirtrat nga figurat e rreme dhe të pazevendesueshme që na kanë pire gjakun dhe shkelur buken! Zgjohuni prej gjumit. Jeta është vetëm një dhe ia vlen të luftosh, kur nuk të lënë ta jetosh normalisht. Le t’i tregojme botes se nje komb që u qendroi shekujve ka mundesi të perparoje dhe të ece në nje hap me kontinentin që nder të paret e populluam!Lëruani Islamizmin dhe Kristianizmin atyre që e krijuan! I vetmi ideal, fe` dhe perkushtim, është ATDHEU yne! Shikoje çdo shqiptar si vella e jo dikush turkun e arabin, dikush Papen e dikush grekun e serbin!Ne qofte se rilindasit tane e kuptuan ate para mëse 100-vjetesh, neve çna mbetet? Ka ardhur koha t’i themi po PROGRESIT dhe vella çdo shqiptari. Uniteti do na ndihmoje të largohemi nga vendi i turpit në listen e kombeve.