E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama merr detyrën e zv.presidentit të Internacionales Socialiste

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka organizuar një darkë me rastin e marrjes së detyrës së zv.presidentit të Internacionales Socialiste. I ftuar special në këtë ceremoni ishte Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ajala.

“Asnjëherë nuk e kisha parafytyruar dot këtë mbrëmje. Nuk e kisha menduar se kjo ditë do të vinte, të paktën jo pa kaluar disa vite. Kremtimin e një ngjarje që për partinë tonë është historike, jo sepse u zgjodha unë, por sepse u zgjedh kreu i PS-së së Shqipërisë”, tha Rama.

Kreu i PS-së gjatë fjalës së tij ka vlerësuar kontributin e figurave të njohura në Partinë Socialiste ku nuk la pa përmendur Fatos Nanon dhe Ilir Metën, shkruan Shekulli.

“Vlerësim për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për PS. Vlerësim edhe për Fatos Nanon dhe Ilir Metën, edhe pse vazhduan rrugë tjetër. Pa këtë rezistencë nuk do ishim sot kaq shumë pranë fitores. Falënderim edhe për të gjithë aleatët tanë pasi kanë një kontribut të madh”, u shpreh lideri i opozitës.

Duke folur si Kryeministër i ardhshëm pas 23 qershorit, Rama tha se për medien do të ketë “rregulla lojë të njëjta për të gjithë” dhe gjithashtu shtoi se, “do fiket propaganda qeveritare për suksese imagjinare”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›