E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, mes kushteve dhe terheqjeve

Redaksionale Tv Klan

Me voten pro heqjes se imunitetit, socialistet pranojne, me ne fund, te permbushin nje kusht te rendesishem te Brukselit per statusin kandidat dhe t'i heqin nje pengese thelbesore luftes antikorrupsion. E gjithe historia mbyllet ne zgrip te afatit te vendosur nga Bashkimi Europian per te miratuar heqjen e imunitetit dhe kjo per te plotesuar nje teke te lidershipit socialist qe kete ceshtje mund ta kishte zgjidhur kohe me pare. Asnje here nuk u kuptua se perse njeriu qe deklaronte, gati-gati ne menyre therritese se ishte pro heqjes se imunitetit nuk e votonte ate. "Jemi pro kufizimit te imunitetit", eshte shprehur Rama ne shume dalje zyrtare nga selia roze. Keto deklarata u bene shpesh gjate kater muajve te fundit, por rezultati i tyre u pa qarte ne 6 gusht, kur socialistet refuzuan te votojne heqjen e imunitetit, qe ne fakt ishte nje variant kryekeput i selise roze. Per te mberritur ne daten 6 gusht kur u zhvillua nje proces i tere debati dhe me grupet e interesit, por socialistet e pergatitur per te mos e votuar, sollen paketen e reformes ne drejtesi, me te cilen kushtezonin heqjen e imunitetit. "Heqja e imunitetit ne vetvete, nuk e zgjidh problemin e korrupsionit", shprehej deputeti i PS-se Xhafa gjate diskutimeve. Qe paketa per drejtesine ishte nje kusht, kjo ishte fare e qarte. U pa dhe gjate diskutimeve ne Keshillin e Legjislacionit me pjesemarrjen e eksperteve te huaj. Pyetja e deputetes Vasilika Hysi drejtuar eksperteve nderkombetare, u be sepse kerkoi te marre prej tyre nje deklarim aprovues, se imuniteti dhe reforma ne drejtesi duheshin pare si pjese e nje pakete, si procese qe kushtezonin njera-tjeter. Por pergjigjja e ekspertit te EURALIUS, ishte e tille qe linte hapur te kuptohej se te vetmit qe kushtezonin ishin socialistet dhe pa arsye. "Mendoj qe reforma e imunitetit mund te filloje sot dhe reforma mbi imunitetin mund te behet pa prekur nene te tjera", deklaroi Joquin Urias, perfaqesues i misionit EURALIUS. 6 gushti shenoi nje tjeter shans per miratimin e heqjes se imunitetit, nje ceshtje per te cilen politika debatonte prej te pakten 10 vitesh. Qe socialistet po e kushtezonin heqjen e tij, u pa qarte te qendrimi kontradiktor i PS lidhur me propozimin e kryeministrit Berisha, per referendum popullor mbi heqjen e imunitetit. U tha fillimisht se ishin dakord per referendumin per heqjen e imunitetit. Por u tha zyrtarisht se duhej edhe referendum per marreveshjen e ujerave me Greqine, nje kusht i shpikur aty per aty, pa u konsultuar me Kushtetuten, duke e shnderruar ne qesharak qendrimin e socialisteve qe ishin gati te shpiknin gjithcka per te mos votuar imunitetin. "Ne jemi dakord te shkojme ne referendum popullor ku te trajtohen 4 ceshtje madhore; imuniteti, meqenese e do kryeministri, reforma ne drejtesi, amendamentet e PS, ndalimi i importit te plehrave dhe marreveshja per cenimin e kufirit detar me Greqine", deklaronte deputeti i PS, Fatmir Xhafa. "Shume dakord per referendumin, t'u kerkojme qytetareve te shprehen edhe per hapesiren detare", do te deklaronte me pas ne menyre zyrtare edhe deputetja Mimi Kodheli. Pasi u lexua Kushtetuta e cila thoshte se ceshtjet qe lidhen me teresine territoriale nuk mund te shtrohen ne referendum, socialistet kerkuan ta shmangin me elegance gafen juridike, thjesht duke mos e permendur me. Por deputetja e PS Vasilika Hysi, ne siklet te dukshem nuk ia doli te fshehe gafen prej diletanti te lidershipit te PS. "E ftojme kryeministrin Berisha te shkojme ne referendum se bashku me ate kunder importit te plehrave, kufizimin e imunitetit dhe ndryshimeve kushtetuese per reformen ne drejtesi", - tha Hysi. Dhe ketu, e pyetur nga mediat per kete lapsus juridik te PS, tha: "Une iu pergjigja dhe besoj se deklarata ishte shume e plote". Me pas u tha se referendumi ishte loje pa top dhe kushtezimi nis aty ku kishte mbetur ne paketen e reformes ne drejtesi. Ne kete perpjekje per te kushtezuar votimin e imunitetit, socialistet nuk i paten ne asnje rast ekspertet me vete. Lidershipi roze po kerkonte te mbyllte ne pak muaj, nje proces qe kerkonte shume me teper kohe dhe qe per imunitetin mori jo pak, por 10 vite debat. Ekspertet e thane qarte se paketa e ligjeve per drejtesine tejkalon dhe muajin shtator, pasi kerkon nje diskutim te gjere. Aq me shume qe kerkonte si zgjidhje bllokimin e funksionimit te disa institucioneve te drejtesise. Mazhoranca i etiketoi keto propozime te opozites, si kushtetuta e pakices. "Diskutimet per reformen jane nje hap shume pozitiv, procesi duhet te vazhdoje me konsultime te gjera me ekspertet dhe qytetaret. Jemi gati t'u japim pervojen e eksperteve tane, por ky eshte nje proces qe kerkon kohe te gjate. Do te nenvizoj qe diskutimet per reformen kushtetuese nuk duhet te kushtezohen nga ceshtje ta tjera te lena pezull, si kufizimi i imunitetit", tha eksperti i EURALIUS ne lidhje me propozimet e PS. Debati ne Keshillin e Legjislacionit u mbyll sic pritej. U rrezuan me vote mendimet qe priste PS per votimin e ligjit themelor.

Votimi i djeshem ne seance i dha fund kesaj marrezie politike. Rama vendosi te cliroje te vetet nga pergjegjesia e mbajtjes peng te nje kushti te rendesishem per integrimin e vendit ne BE. Por analiza e te gjitha rasteve, te atyre qe deklarohen si kushte, por qe thuhen se nuk jane te tilla, te con te perfundimi se asgje nuk behet pa arsye. Se cdo gje, pavaresisht diletantizmit te treguar e ka nje qellim. Eshte vete historia e PS, nen drejtimin e Rames qe e rrefen kete. Te pakten prej vitit 2009 aksionet politike te PS jane histori kushtesh dhe ultimatumesh. Ne prag te zgjedhjeve te qershorit 2009, te majtet kercenonin te mos hynin ne procesin e zgjedhjeve, duke perdorur si alibi kartat e identitetit. Qeveria u akuzua jo pak here se po vinte ne rrezik zgjedhjet, pasi sipas selise roze po linte pa karta pjesen derrmuese te votuesve. "Ne po i biem kambanes se alarmit duke deklaruar se zgjedhjet jane ne rrezik dhe duke dale nga parlamenti per kete ceshtje", deklaronte ne prill te vitit 2009 deputetja e PS-se, Valentina Leskaj. Pretendimet e PS rezultuan se ishin te paverteta, gje qe u konstatua menjehere pas procesit, ku asnje prej eksponenteve te majte nuk denoncoi qofte dhe nje rast te vetem qytetari pa karte identiteti. Edhe pse deshtoi me kete argument, kreu i PS-se prodhoi pas zgjedhjeve nje tjeter beteje kushtesh dhe ultimatumesh, qe edhe disa prej perfaqesuesve te selise roze e pane si justifikim per te mos njohur humbjen ne zgjedhjeve. Rama vendosi te mos lere deputetet te hyjne ne Kuvend pa hapur kutite e zgjedhjeve te 28 qershorit. "Nese brenda 10 ditesh Sali Berisha nuk hap kutite e votimit, ne do ta ngreme ne kembe popullin shqiptar si nje familje te vetme vlerash demokratike dhe do te ndalemi vetem kur ne Shqiperi do te jene shpallur zgjedhjet e parakohshme", deklaronte Rama ne protestat e nisura ne vjeshten e vitit 2009. Ne prag te skadimit te mandatit te imuniteteve dhe pas presionit te vete grupit parlamentar, Rama vendosi te harroje per nje moment kutite dhe te fuse deputetet e tij ne Kuvend. "Ne neser do t'i japim nje shans zgjidhjes se krizes permes parlamentit", tha Rama para thyerjes se bojkotit. Ne shkurt te vitit 2010, kur u mendua se aksioni politik do te perqendrohej ne Kuvend, kreu i PS-se ben nje tjeter levizje te paparashikuar, ate te futjes ne greve urie. Dalja nga greva dhe ndalja e protestave, do te vareshin, sic deklaroi kreu i PS-se, prej hapjes se kutive. Ne maj socialistet do te dilnin nga greva, edhe pse kutite, te vendosura prej tyre si kusht i panegociueshem nuk u hapen. Kjo nuk e ndali kreun e PS qe te vijonte te kercenonte, por kete here me fatin e liberalizimit te vizave per qytetaret. Ne qershor te vitit 2010 do te merrej nje vendim historik per shqiptaret, por kjo nuk e pengoi Ramen te thoshte se pa marreveshje pozite-opozite nuk ka viza. "Une do te vazhdoj t'i perseris Sali Berishes, apelin per t'i thirrur mendjes sa nuk eshte fare vone dhe per te hapur rrugen e transparences, te liberalizimit te vizave dhe te integrimit", deklaronte Rama ne ate kohe. Te njejten gje beri dhe me ligjin per Gjykaten Administrative, qe u mbajt peng per interesa politike te dites. U votua vetem pas presionit publik legjitim te mazhorances, nderkombetareve dhe biznesit si grup interesi. Nuk dihet ende fati per Gjykaten e Larte, nje tjeter kusht i rendesishem i Bashkimit Europian per statusin. Por historia e lidershipit roze e ka nje te mire, pasi kulmon, edhe pse vone, me nje sprapsje prej kushteve. Per te dale sigurisht te kushti i radhes, me alibi te re, por me qellimin e vjeter, per te perfituar politikisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›