E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimet nderkombetare, pas votimit te imunitetit

Ettore Sequi

Shefi i Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi

"Ne kemi pare se kur forcat politike shqiptare punojne se bashku, ato mund te arrijne rezultate domethenese per te plotesuar kerkesat e vendosura ne Opinionin mbi aplikimin e Shqiperise per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Inkurajoj te gjitha forcat politike te perdorin sa me mire te jete e mundur kohen e mbetur perpara publikimit te raportit vjetor te Komisionit Evropian qe vlereson perparimin e Shqiperise".

Eugen Wollfarth

Kryetar i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi

"Ndryshimet e miratuara heqin nje pengese te madhe ne hetimin e rasteve te dyshuara per korrupsion. Tani eshte ne doren e autoriteteve shqiptare te krijojne nje bilanc bindes vendimesh dhe denimesh ose gjobash te forta dhe te pershtatshme ne te gjitha rastet e korrupsionit. Gjithashtu, ftoj per debate dhe konsultime te plota dhe gjitheperfshirese, ne fusha te tjera te rendesishme, qe prekin zemren e reformes ne drejtesi dhe pavaresine e gjyqesorit".

Bujar Nishani

Presidenti i Republikes

"Permes ketij akti, klasa jone politike deshmoi maturi, pergjegjesi dhe aftesi ne permbushje te angazhimeve ne interes te procesit te integrimit Europian te Shqiperise. Angazhimi i perbashket i maxhorances dhe opozites ne kete proces evidentoi qarte pergjegjshmerine dhe vlerat e konsensusit ne ceshtje te rendesishme per interesat e vendit. I inkurajoj te vijojne bashkepunimin ne kryerjen e reformave te domosdoshme permes dialogut politik dhe konsensusit te nevojshem".

Ambasada e SHBA mbi heqjen e imunitetit

"Ambasada e SHBA mirepret arritjen nga Kuvendi te konsensusit per te miratuar amendamentet kushtetuese lidhur me imunitetet. Kuvendi ka ne fuqine e tij mundesine per te ndikuar progres-raportin e Komisionit Europian duke gjetur marreveshje te metejshme lidhur me nje mase kritike reformash, perfshire rregulloren e parlamentit si dhe ligjin per Gjykaten e Larte".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›