E Diel, 1 Nëntor 2026

Monitorimi i zgjedhjeve, KQZ vijon akreditimin e vëzhguesve

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ), pesë ditë para datës së votimeve, vijon procedurat e akreditimit të vëzhguesve, vendas dhe të huaj, që do të monitorojnë procesin zgjedhor të 23 qershorit.

Me katër votat e anëtarëve të pranishëm, KQZ vendosi të martën akreditimin e 14 vëzhguesve afatshkurtër të stafit të Prezencës së OSBE në Tiranë; të 16 vëzhguesve afatshkurtër të KQZ-së së Republikës së Kosovës; të 9 vëzhguesve afatshkurtër të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të Kosovës; akreditimin 339 vëzhguesve afatshkurtër të Shoqatës për Edukim dhe Zhvillim Elektoral; të 161 vëzhguesve afatshkurtër të Shoqatës Mit'had Frashëri; të 62 vëzhguesve afatshkurtër të Shoqatës Demokristianët e Zgjedhur të Shqipërisë; etj.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›