E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ndodhet tek “stacioni i duhanit”, po dëmton shëndetin, pak para kongresit

10-08-2011 / Redaksionale

Shqipëria renditet ndër vendet që regjistron shifra të larta të duhanpirësve. Sipas studimit më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, 50% e qytetarëve kanë pirë të paktën një herë cigare. Edhe Edi Rama jo vetëm që e ka bërë sefte gjatë ditëve të numërimit të votave, por tash e ka filluar cigaren me paketë. Ai është parë tek kafja e Fidelit dhe në ca vende të tjera me ca puro të shkurtra, mendohet të markës “Garibali” mes gishtash. Po përse Rama ka filluar të tymos duhan?
Shumë njerëz pohojnë se duhani i bën më të zgjuar dhe se e përmirëson koncentrimin e tyre. Të tjerë pohojnë se duhani i qetëson, sidomos kur ndjehen të frikësuar ose janë nën stres. Dhe këtu futet padyshim rasti i Ramës, tek nevoja për t’u qetësuar ngase frika e humbjes së pushtetit në Parti e ka futur në stres.
Kuptohet vetiu, ata pijnë më shumë kur janë nën stres, kur janë të hidhëruar, të padisponuar ose pinë nga bezdia. Nevoja e tyre për cigare është e shkaktuar nga nevoja për përkrahje emotive. E pikërisht nevoja e pavetëdijshme e Ramës për duhan vjen si pasojë e disa traumave të kohëve të fundit, ku edhe nevoja përkrahje është më e domosdoshme. “Vllaznit- mediatik” të Ramës janë distancuar papritur prej tij. Si duket humbja e bashkisë Tiranë ka larguar shumë miq të pasinqertë të ish-kryebashkiakut. 
Mirëpo duhet thënë se 6 mujori i parë i këtij viti, i ka sjellë Ramës më shumë hidhërime sesa gëzime. Nisur nga dështimi i skenarit të 21 janarit për të marrë pushtetin me dhunë deri tek humbja më 8 maj e bashkisë Tiranë ka bërë të mundur mbërritjen e Ramës tek stacioni i duhanit, si e vetmja shpresë për t’u qetësuar. Akumulimi i stresit sigurisht kërkonte një rehabilitim të Ramës me pushime në ishullin e Sardenjës, me pushime nga konferencat për shtyp, deri tek fillimi i tymosjes së cigares dëften për fillimin e fuqishëm të politikës opozitare në shtator.
Kështu Kongresi i Socialist i 5 nëntorit do të pastrojë Partinë, sipas Ramës, nga vatrat e infeksionit, që kanë hapur mendimi ndryshe i Arben Malaj, Kastriot Islamit dhe Andis Harasanit, duke i përjashtuar dhe neutralizuar me forma të ”grupeve armiqësore”. Pak a shumë këtë ka thënë edhe deputeti Malaj në një intervistë të ditës së djeshme, ku shprehej se “zgjidhja nuk është mbyllja e gojës dhe votimi “uniformë” nga deputetët. Zgjidhja nuk është të shpallen “armiq të partisë” ata që gjykojnë në mënyrë racionale, edhe pse mendojnë ndryshe”.
Kundërvënia ndaj politikës pa ide dhe program të Ramës ka filluar të ngrejë krye, që pas humbje së dy më të madhe elektorale. Pas humbje së zgjedhjeve parlamentare të 2009, ai arriti të mbante postin e shefit të socialistëve dhe gjithë opozitës me ca marifete statusore dhe retorike, që më pas u frynë deri në një kauzë që zgjati dy vjet, e që prodhoi bojkot, mijërave protesta, çadra dhe grevë urie, një darkë në restorant Krokodil, disa demonstrata  me 4 të vrarë në 21 janar, etj. Kurse humbja e  zgjedhjeve lokale të 8 majit me 140 mijë vota, dhe humbja e Tiranës si simbol i Ramës i prishi makijazhin e fitimtarit Ramës duke e kthyer në një humbës sistematik.
Sido që të jetë dashuria e re e Ramës me tymin e cigares vështirë se mund  të transferohet edhe në politikë. Aleanca për Qytetarin i ka kthyer politikën qytetarit ën ditën e përditshme, ku kërkesa normalisht rrit ofertën.  Dhe problemi më i madh që ka Rama në këto momente është gjetja e “majasë” për të zënë bukën e pranueshme dhe të përditshme të politikës opozitare.  Tharmi i Ramës ka skaduar me 8 maj, prandaj qytetarët blenë diku tjetër larg tij.  

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›