E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuman - Adenauer në ndryshim nga Berisha-Rama

10-08-2011 / Nga Kostaq Xoxa

Shumani dhe Adenauerit ndërtuan jo vetëm marrëdhënie të sinqerta ndërmjet Francës fituese dhe Gjermanisë humbëse, në mbarim të Luftës II Botërore. Dy të parët përbëjnë, madjé, bashkë me Alçide De Gaspërin e Italisë, bërthamën e frymëzimit të bashkimit të vullneteve për një Europë të drejtë, të bashkuar, në interesa të përbashkëta të komunitetit europian.
Dihet se marrëdhëniet e Francës me Gjermaninë kanë qenë tepër konfliktuale , si në Luftën I Botërore, ashtu edhe në Luftën II Botërore. Në të dyja këto luftëra Gjermania ka qenë humbëse dhe kuptohet se, në mbarim të Luftës së Dytë, nuk ishte e lehtë të ndërtoheshin marrëdhënie të qëndrueshme ndërmjet Francës dhe Gjermanisë. Por Shumani dhe Adenaueri mundonin jo vetëm për marrëdhënie të drejta ndërshtetërore, por edhe për të vënë bazat e marrëdhënieve të drejta të përbashkëta ndërmjet asaj që u projektua si një bashkësi e madhe europiane ndërmjet një fituesi dhe dy humbësve, ndër të cilët ishte edhe vizionari i madh italian, De Gasperi.
Por jemi duke folur për marrëdhëniet bilaterale Francë- Gjermani. Përfaqësuesit për të vënë themelet e kësaj marrëveshjeje, ishin dy shtetarë që ngjallnin besim reciprok te njëri-tjetri për luajalitetin e tyre, ndershmërinë, bashkë me miqësinë vetjake  që zgjonte besim të plotë ndërmjet tyre. Problemet ishin të vështira. Pas çdo luftë të atyre përmasave, ndërmjet acarimeve të ndërlikuara që dalin, janë ato të territoreve. Punë që kërkon korrektesë sipërore,  mirëbesim dhe ekuilibër të padyshimtë. Shumani nuk u tregua ndaj Adenauerit si fituesi ndaj të mundurit. Miqësia e tyre qé miqësi e vërtetë.
Përfundimi i këtij pasqyrimi është se Franca me Gjermaninë tani janë vende miq. Nga ana tjetër, me përpjekjet e mëdha të popullit gjerman u fshi, si në mënyrë të magjishme, e kaluara e errët, por edhe e një mendësie nazifikuese të rrezikshme. Kështu ky shtet i drejtuar nga një demokrat i vërtetë si Konrad Adenauri, u rigjenerua në mënyrë befasuese nga shkretëtira asgjësuese e Luftës II Botërore dhe sot është ndër shtetet europiane më të fuqishme ekonomikisht dhe më me prestigj në Europë. Ligje të rrepta dhe të zbatuara në mënyrë shembullore, i dhanë Gjermanisë një shtysë të pazakontë drejt progresit të gjithanshëm. Ajo nostalgji e së kaluarës, që mund të quhet nostalgji zvarritëse, nuk i sollën këtij vendi, që respekton ligjin mbi gjithçka, asnjë pengesë që të molisej nga kriza botërore ekonomike. Përkundrazi. Gjermania është sot në pararojë për ndihmën e madhe financiare që i ka dhënë Greqisë, në prag të katastrofës ekonomike, që mund ta çonze në faliment deri në mospagimin e rrogave të nëpunësve të vet. Ky kontribut gjerman, por edhe komunitar, e shmangu këtë dështim ekonomik në përmasa të papritura.  A ia vlejnë, tani, mburrjet e shtetit fitues (Greqisë) përkundrejt shtetit të mundur (Gjermanisë?).
E themi këtë për atë vetëmburrjen naive të nostalgjikëve tanë, që e kanë në rend të ditës atë megalomaninë e padurueshme të shtetit fitues gjatë Luftës II Botërore. Shtet fitues do të ishim edhe pa atë batak në të cilin ra E. Hoxha, në dëm të interesave të atdheut dhe për “bindjen” qorre ndaj emisarëve të huaj që morën frenat e gjithçkaje në dorë gjatë Luftës. Këtë e ka pranuar vetë diktatori i ardhshëm, në konferencën e Beratit, ku pohoi se “ai nuk ishte veçse hija e Miladinit”! Me këtë mendësi për interesa vetjake, Enveri u urdhërua të shpërthejë luftën vëllavrasëse, atë që nuk e pranojnë “veteranë” të shkolluar apo pa shkollë, ndërsa sot vetë kryetari i partisë së tyre, Edvin Rama, e ka shprehur copë, të zezë mbi të bardhë, së bashku me Ardian Klosin, në librin skandaloz “Refleksionet” (1951).
Duke bërë një krahasim që solli një epokë të re në ndërprerjen e konfliktualitetit ndërmjet Francës dhe Gjermanisë, mund të sillet një krahasim tjetër, këtë herë jo ndërmjet.
dy shtetesh, të përfaqësuara nga dy politikanë të ndritur (Shumanit dhe Adenauerit), por ndërmjet dy politikanësh të vendit tonë: Njëri, ndërmjet protagonistëve më të shquar të demokracisë shqiptare, prof. Dr. Sali Berisha. Tjetri, i ardhur me vonesë në partinë socialiste, pasi kishte pas bërë një shfaqje hipokrite antikomuniste me një ekstremizëm në kufijtë e anarkisë dhe ishte bërë i pabesueshëm si orator zgurdhëmadh, sepse nuk ishin të pakët ata që e njihnin se asgjë nuk e thoshte seriozisht. Inkoherencat e tij janë të pafundme.
Ky parvënyja, pasi kishte bërë një kohë në emigracion, na katapultohet sërish në vendin tonë drejt e në rolin e ministrit të kulturës, rinisë e sporteve , gjatë një periudhe që shënon një dështim tërësor në dikasterin e tij. Të gjithë artistëve iu kishte ardhur në majë të hundës për një veçori tipike të karakterit të tij, ku vërehej sidomos kapadaillëku. Greva e përgjithshme e tyre përfundoi nën shkopinjtë e gomës së policisë. Në vitin 2005 nuk i interesonte të shurdhonte dëgjuesit për punë vjedhjesh të votave, sepse dështimin e socialistëve duhej ta paguante kryetari i partisë, të cilit ia uzurpoi ofiqin! Në të gjitha zgjedhjet kur kryesonte P. Socialiste, gjeti një formulë që u bë monotone: “Na vodhën votat!”. Me këtë slogan bajat, ER-ja ia arriti që të mos pësonte fatin e paraardhësit të tij.
Talenti i tij morboz, në të gjitha dështimet elektorale pas 2005-s u tregua i volitshëm. Ajo isoja e “vjedhjes së votave” mund të ndërpritej, vetëm me urdhër të kryetarit, me një KUSHT  të vetëm: Që të ishte ai kryetar i bashkisë! Absurdi i këtij irracionaliteti u kuptua edhe brenda radhëve: Kastriot Islami, Andis Harasani, Arben Malaj, Etleva Hashiymeri dhe mjaft ithtarë të tjerë të mendimit ndryshe, nuk e pranuan gozhdën e Nastradinit, që kishte filluar të ndryshkej. Ish-kryetari i bashkisë fillimisht e shpërdoroi fushatën zgjedhore, sepse – sipas zakonit, - doli pa program dhe pa premtime konkrete. Pastaj imitoi kundërshtarin politik, me ekzagjerimet e tij të zakonshme: - Ai, Lulzim Saliu, ka premtuar një tramvaj. Unë ju them se do të ndërtoj tri tramvaje! E kuptoi, së fundi, se po dilte avash-avash jashtë loje...
Thuhet se në një zijafet gazmor, ku kryetari kishte ftuar ata më të afërtit e tij për të gjallëruar më tej propagandën e UN-it të tij vetjak, njëra nga të rejat që ishte bërë deputete për biografi prejardhjeje, i tha, pasi kishte gëlltitur disa kupa vere: - I dashur kryetar, disa nga fotot e tua kanë dalë të errëta. – Akoma do të ankohen për aparatet ata qafirët e mi? – Jo, e kam fjalën se duhet qeshja juaj në fotot popullore! – Ah, po! Punë e  lehtë! – Ç’e do se kryetari nuk di të qeshë. Ai filloi të qeshte, por kjo dukej si një grimasë!
Për të ardhur, tani, te kryetari i PD-së, doktor Berisha, le ta shohim në intervistat me gazetarët, sa i përzemërt është. Edhe kur pyetja duket sikur është provokuese, ai bën sikur nuk e vë ré dhe mundohet ta shoshitë problemin me dashamirësí. As i shkon ndërmend të mos përgjigjet duke cenuar një të tretë, sikundër antagonisti i tij kur, duke mos dashur t’i përgjigjej gazetares, i thoshte: - Të fala Sandrit! Berisha e përmendte kurdoherë me “z. Rama”. Kurse ky e kishte harruar fare etiketën se kundërshtari duhet respektuar. Kështu vepruan edhe disa nga imituesit e tij kameleonikë. Arritën edhe t’i ndryshonin emrin kryetarit të PD-së, sikur të kishin tagrin e ofiqarit të gjendjes civile! Berisha nuk do ta kishte bërë kurrë atë që bëri Rama me çështjen e kryetarit të bashkisë së Kavajës, e dashura e të cilit na dha pamjen e një gruaje me barrë në muajin e nëntë  dhe, për më tepër, ia paskëshin nxjerrë fëmijën përdhunshëm në një klinikë private dhe ia kishin hedhur në kanal! I duhej kërkuar falje të gjithë komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Tanja Fajonit, së cilës shqiptarët iu paraqitën si egërsira me bisht! Vetëm komunistët dinë të poshtërojnë vendin e tyre në këtë farë feje! Fajonit ende nuk i është kërkuar falje për një rrenë haluçinante! Zoti mos i faltë, se dinë ç’bëjnë!

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›