Rama në Berat, takim me strukturat e PS-së

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në vijim të turit të njoftuar dy javor me strukturat në bazë, u ndal të enjten dhe ne Berat, në një takim me strukturat dhe krerët e njësive vendore si dhe këshilltarët e komunave dhe bashkive.
Mësohet se në qendër të takimit, me dyer të mbyllura, ashtu si edhe në Gjirokastër, ishin zgjedhjet lokale të 8 majit.