E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratti, brënda pak ditësh zgjidhet trajneri i ri

“Brënda kësaj fundjave do të ndodhë diçka". Konfirmimi ka ardhur nga presidenti i Interit Massimo Moratti, i cili lajmëron se brenda pak ditësh do të zgjidhet edhe trajneri i ri i skuadrës. Për Mihajlovic që do të qendrojë tek Firenze, presidenti zikaltër është shprehur i habitur: "Është hera e tretë që dëgjojë këtë gjë". Moratti ka shtuar se edhe pse nuk do jetë ai që do bëjë publik emrin e ri, është "gjithnjë dikush që mund ta bëjë".
 

Për emrat e kandidatëve, Moratti ka konfirmuar se janë të njëjtët që ishin dje. Por trajneri i ri i Interit përjashton këtu të papriturat në momentet e fundit se do të jetë Gian Piero Gasperini i cili pret vetëm telefonatën e Moratit për të hedhur firmën në kontratë dhe për të marrë drejtimin e zikaltërve.
 

Mediat italiane bëjnë me dije se ish- trajneri i Genmoas do të firmosë një kontratë një- vjeçare nga e cila cila do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon me opsion, rinovimin edhe për një vit. Në pritje për të firmosur kontratën e re e cila do të zyrtarizojë martesën e tij me Interin, Gasperini e ka në mendje edhe stafin që do e shoqërojë në aventurën e re. Bashkë me Gasperinin në Milano do të mbërrijë edhe zëvendesi i tij te Genoa Bruno Caneo. Përgatitësi atletik do të jetë Gianpiero Ventrone që ka punuar me Lipin te Juventusi dhe më parë me Konten te Atalanta ndërsa përgatitës i portiereve do të jetë Michelangelo Rampulla.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›