Rama në Bushat: Me votën e 23 qershorit do ndryshojmë Shqipërinë
Partia Socialiste ka zhvilluar sot një tubim elektoral në Bushat të Shkodrës.
Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama theksoi se PS-ja ka në programin e saj mirëqënien e qytetarëve dhe dhëninen e certifikatës së tokës.
“Kemi një program që çdo familje të dalë nga varfëria duke pasur shtetin si mbështetje dhe mbrojtje. Kemi një program për të rilindur vendin dhe fshatin, për ti dhënë mundësinë çdo shqiptari që të jetojë me punë të ndershme e me punë të ndershme të bëjë lekë. Kemi një program për shërbimet dhe për të rritur mirëqënien. Kemi një program për të marrë certifikatën e tokës që kanë 20 vjet që ua mohon Saliu tha Rama.
Rama premtoi se brenda 300 ditëve të para të qeverisjes do rivendoset ligji dhe policia e shtetit do t`i kthehet qytetarëve për t`i shërbyer dhe për t`i mbrojtur ata.
Më tej kryesocialisti Rama theksoi se Partia Socialiste do të bëjë të mundur plotësimin e ëndrave të atyre që ndërtuan shtetin shqiptar.
“Ne nuk jemi këtu për të treguar përralla se ato i tregon nga mëngjesi në darkë gjyshi me antiplumb. Ne jemi këtu për të thënë disa të vërteta. Shqipëria mund të bëhet ashtu siç e ëndërruan rilindasit tanë, Shqipëria mund të bëhet ashtu aiç e ëndërruan ata që ndërtuan shtetin shqiptar. Shqipëria mund të bëhet dhe ne mund ta bëjmë Shqipërinë. Në 23 qershor ne me votën tuaj do të marrin në dorë përgjegjësinë ta nxjerrin këtë vend nga varfëria, ta ndalim rrënimim, do të lehtësojmë biznesin e vogël nga taksat. Me votën tuaj ne do ti japim fund një historie të dhimbshme ku drejtësia është mall, shëndetësa është mall. Mund të kesh të drejtë sa të duash por po nuk pate lek ta blen të drejtën ai që ka para tha Rama.
Rama theksoi se banorët e Bushatit poi japin sot një mesazh të fortë kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit.
“Ju po i jepni një mesazh të qartë se në këto territore që deri dje kanë qenë besnikërisht me PD pushteti do të marrë votën e ndëshkimit për një rrënim që nuk mund të vazhdojnë më. Shqiptarët nuk mund të mbajnë në kurriz një pushtet që flet gjithë ditën për ta dhe punon gjithë ditën për veten, premton dhe zhgënjen, premton dhe harron tha Rama.
Kreu i PS-së në përfundom të fjalës së tij theksoi se me votën e shqiptarëve në 23 qershor do t`i jepet fund një një historie të një qeverisje të bazuar në shpifje dhe akuza dhe do të ndërtohet një qeveri që është ndërtuar prej qytetarëve.