E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ MJAFT: Këto katër vjet nuk është qeverisur, është improvizuar (VIDEO)

July-25-15-48-32MbledhjaQeverise1Përgjatë gjashtë muajve të fundit, programi Vërtetëmatësi, i organizatës MJAFT, ka analizuar programin e koalicionit qeverisës 2009-2013, si dhe deklaratat e udhëheqësve të forcave politike para dhe gjatë fushatës zgjedhore aktuale me synimin për të matur dhe raportuar vërtetësinë e tyre.

Nga puna e kryer nga grupi i ekspertëve, mësohet se në shumicën dërrmuese të rasteve, premtimet e programit të qeverisë kanë qenë të fryra dhe jorealiste dhe rrjedhimisht në masë të gjerë rezultojnë të pambajtura.

Koalicioni qeverisës i përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera, si dhe parti të tjera më të vogla ka publikuar programin e vet qeverisës 2009-2013 në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.

Nga ky program janë identifikuar 114 premtime. Nga këto, 61  janë analizuar ndërsa pjesa tjetër nuk është analizuar për shkak të mungesës së të dhënave zyrtare ose për shkak të pamundësisë së matjes së shkallës së realizimit. Nga premtimet e analizuara, 11 prej tyre rezultojnë të realizuara, 6 pjesërisht të realizuara, 3 pjesërisht të parealizuara dhe 41 të parealizuara, shkruhet në raportin e MJAFT.

Por më tej shkruhet se se koalicioni qeverisës ka bërë së paku një vepër madhore që nuk është përmendur në programin qeverisës, që është autostrada Tiranë-Elbasan. Ajo nuk përmendet asgjëkund në programin e qeverisë, por është vepra më e madhe e ndërtuar në Shqipëri gjatë këtij katërvjeçari.

Ndër premtimet që veçohen si të parealizuara, tha Gjergj Erebara janë ato për ndërtimin e porteve me koncesion, investime në energjinë e erës, ndërtimi i lidhjeve të interkonjeksionit energjetik, apo liberalizimi i transportit ajror kanë mbetur të parealizuara. Premtimet e bujshme si furnizim me ujë 24 orë, mbjellja e 20 milionë ullinjve apo hapja e 160 mijë vendeve të punës, kanë mbetur në letër. Stabiliteti makroekonomik ka qenë fusha tjetër e dobët, ndërsa disa premtime në lidhje me përmirësimin e administrimit fiskal rezultojnë të realizuara. Në këtë sektor kemi edhe disa punë të qeverisë të ndërmarra ndërkohë që nuk kanë qenë pjesë e programit qeverisës, si p.sh dhënia me koncesion e prodhimit të pullave fiskale për mallrat e akcizës.

Nga premtimet kryesore të parealizuara mund të përmendim:

1. Ndryshimi i sistemit elektoral

2. Depolitizimi i administrimit zgjedhor

3. Modernizimi i teknologjisë zgjedhore

23. Reduktimi i administratës me 10 për qind

25. Riorganizimi territorial

35. Shqipëria në vendet e zhvilluara

36. Nxjerrja e Shqipërisë nga harta e korrupsionit

37. Shqipëria në 20 vendet më pak të korruptuara

38. Parandalimi i korrupsionit

40. Ndëshkimi i korrupsionit

92. Hapja e 160 mijë vendeve të punës

93. deficit buxhetor në masën 3 për qind të PBB

94. Stoku i borxhit publik në nivelin 50 për qind të PBB

96. nivel administrativ i papunësisë në masën 11 për qind

98. Rritja e pensioneve 10 për qind në vit

106. Rritja e shpenzimeve publike dhe private për arsimin në masën 7 për qind të PBB-së

Premtimet kryesore të realizuara janë:

4. Heqja e imuniteteve

17. Përdorimi i teknologjisë së informacionit për pronësinë

30. Përdorimi masiv i teknologjisë së informacionit

49. Deklarimi vjetor fiskal për individët

50. Kasat fiskale dhe kontrolli elektronik i xhirove

76. Licencimi One Stop Shop

79. Subvencione për fermerët

99. Komercializimi i pjesshëm i shërbimit spitalor

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›