Rama në Durrës, vijon fushata e anëtarësimeve
Kreu i opozitës Edi Rama është rikthyer në qytetin e Durrësit, në kuadër të fushatës së anëtarësimeve të reja me sloganin e ri, "Anëtarësohu në Partinë Socialiste". Në këtë takim fillimisht është mbajtur një minutë heshjte në kujtim të dy të rinjëve që humbën jetën disa ditë më parë në lumin Ishëm.
Ndërsa për kreun e PS, Edi Rama ata dy 20 vjecarë nuk ishin gjë tjetër, vecse dy të rinj të lënë në rrugën e papunësisë dhe varfërisë në kërkim të mbijetesës.
Rama sulmoi mazhorancën, duke deklaruar se frika është arma e fundit që i ka mbetur këtij pushteti, ndërsa garantoi se në rast fitore Partia Socialiste do të ulë taksat për 95% të qytetarëve.
Gjatë këtij organizimi janë shpërndarë tesera të reja për të rinjtë e Durrësit.