Rama në Elbasan: Volumi i punëve të kryera në këtë qark, më i madhi në këto 35 vite

Kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim me kandidatët për deputetë në qarkun e Elbasanit. Në fjalën e tij, Rama u ndal në punët e bëra gjatë qeverisjes së tij në këtë qark.
“Dua të ndaj me ju disa mesazhe që besoj është e rëndësishme të jenë në qendër të komunikimi tonë me gjithë qytetarët. Çdo gjë që lidhe me jetën e ndryshme të qytetarëve është shumë e rëndësishme, të gjitha punët e bëra në infrastrukturë, qoftë në atë rrugore, urbane dhe rurale, qoftë në të gjitha aspektet tjera është shumë i rëndësishëm. Pa diskutim që edhe në qarkun e Elbasanit volume i punëve të kryera dhe kombinimi i punëve mes pushet qendror dhe vendor është më i madhi në gjithë këto 35 vite”, u shpreh kryeministri.
Ndalur te integrimi i vendit në BE, Rama theksoi edhe njëherë se forca politike që ai drejton është e vetmja që mund ta arrijë këtë. Sipas Ramës, mundësia që Shqipëria të bëhet pjesë e bashkësisë europiane është sot “më reale se kurrë”.
“Ne do kemi mesazhe të drejtpërdrejta për të gjitha moshat dhe grupet e interesit dhe momenti më i rëndësishëm është përtej atyre për këto zgjedhje. Sepse përkojnë në moment të jashtëzakonshëm historik, sepse për herë të parë mundësia e hyrjes së Shqipërisë në BE është reale dhe aktuale, nuk ka qenë aktuale por reale deri tani. Reale sepse BE na ka thënë se e kemi vendin atje, e na duan atje, por ka qenë gjithmonë një projeksion në të ardhmen, sot ky është një moment aktual, është hapur një dritare që nuk do rrijë hapur përgjithmonë”, theksoi Rama.
/rtsh.al/