E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në “Flasim shqip”, rrëfim mbi vitet e shkollës

TIRANË, 7 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot një pjesë nga intervista me gazetaren Rudina Xhunga, e cila ka zhvilluar një bashkëbisedim maratonë me kryeministrin në podkastin “Flasim shqip”.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama ndau një pjesë nga rrëfimi i tij mbi vitet e shkollës.

“Ishte një mur anonim, i lyer me gëlqere i bërë pis. Njëri e bëri të verdhë, njëri e bëri blu, njëri e bëri jeshil, njëri e bëri të kuq. Edhe vjen profesori dhe skandalizohet: ‘Çfarë është kjo? Edhe ne të gjithë në rolin e budallait apo të shejtan-budallait. Po ajo është e bardhë… ‘Jo”. Pastaj shkon te tjetri e sheh: po mirë tani kush ka të drejtë?. ‘Jo unë ashtu e shoh. Dhe kjo ‘ashtu e shoh’ në fakt ishte një herezi e madhe për atë kohë”, thotë Rama në këtë pjesëz ndarë nga rrëfimi i tij.

Në një edicion ekskluziv jashtë sezoneve të podkastit “Flasim”, Kryeministri iu përgjigj mbi 300 pyetjeve të gazetares Rudina Xhunga, që prekin disa prej çështjeve të aktualitetit.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›