Rama, ne France 24: Shqiperia nuk eshte vend europian
Ne kohen kur Shqiperia pret te marre statusin per vendin kandidat te BE dhe kur opozites i kerkohet qe te miratoje tre projektligjet ne Kuvend per te mos e humbur kete shans, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaron se Shqiperia nuk eshte nje vend europian. Kete deklarate kreu i opozites e ka bere ne reportazhin qe ka realizuar per Shqiperine, gazetari Kristofer Robit, program i cili eshte transmetuar ne kanalin francez "France 24". Tashme parlamentit te Shqiperise i kerkohet te plotesoje edhe tre kritere per te vazhduar ne rrugen e eurointegrimit. Gazetari Kristofer Robit konstaton se opozita ndan nje mendim te ndryshem per ate nese Shqiperia eshte ose jo gati per marrjen e statusit kandidat. "Nese bejme nje krahasim te vendit qe nga koha kur ka marre pushtetin pozita dhe tani, ne nuk kemi te bejme me nje proces zgjedhor me te lire. Nuk kemi nje sistem drejtesie me te lire dhe me te ndershem. Dhe shteti yne nuk ngjan me nje shtet europian", deklaroi Rama.
Dokumentari
Gazetari Kristofer Robit e nis rrugetimin e tij ne Durres, qytetin e dyte me te madh te Shqiperise ashtu sic shprehet dhe ai. Si nje vend ish-komunist, Shqiperia ka qene nje zone e panjohur e Europes dhe kjo per faj te izolimit te vendosur nga ana e regjimit totalitar. Ne reportazh theksohet se ne 10 tetor te ketij viti, dite kur ne Bruksel u paraqit progres raporti per vendet aspirante per anetaresim ne BE, te gjitha televizionet ne Shqiperi kane transmetuar drejtperdrejt konferencen per shtyp te komisionerit per zgjerim Stefan Fule. Ne fjalen e tij Fule i ka rekomanduar Komisionit Europian qe te beje Shqiperine nje nga vendet anetare te BE-se dhe ta zyrtarizoje kete duke dhene statusin e vendit kandidat ne muajin dhjetor. Ne te njejten dite kryeministri i Shqiperise Sali Berisha mori progres raportin nga ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi dhe foli bashke me te ne nje konference te perbashket per shtyp.
"Ndihem shume mirenjohes, dhe ju falenderoj shume eshte nje hap i rendesishem ne rrugen tone historike. Duhet te theksoj se ne 100 vjet perpjekje, nga Shqiperia dhe Shqiptaret, erdhem ne nje periudhe te tille lirie kur shqiptaret nuk kane asnje pengese per bashkepunim drejt integrimit europian", - eshte shprehur z.Berisha.
Pyetje: Pse eshte kaq e rendesishme per Shqiperine qe te marre statusin e vendit kandidat nga Bashkimi Europian?
Kryeministri Berisha: Eshte vertet shume e rendesishme sepse shqiptaret e dine qe e ardhmja me e mire eshte ajo brenda Bashkimit Europian. Me shume se 84 per qind te qytetareve mbeshtesin kete proces, dhe mendoj se ata jane njerez te zgjuar. Sepse ata besojne dhe kane te drejte te besojne. Ne kete proces ata behen me te lire, me te sigurt, dhe fitojne me shume prosperitet. Per kete arsye qeveria eshte e detyruar te beje me te miren per te punuar mbi kete proces. Perpjekjet e qeverise shqiptare per ndryshime e reforma, vleresohen ne reportazh si nje domosdoshmeri e rritjes se nivelit ekonomik. Me kete synim gazetari Kristofer Robit ndalet tek autostrada qe tashme ka marre emrin Rruga e Kombit. Cdo fundjave nepermjet saj shume turiste nga Kosova vijne ne Durres e pjese tee tjera turistike te Shqiperise. Infrastruktura bashkekohore ka kontribuar ne forcimin e lidhjeve mes Shqiperise dhe Kosoves. Te dy vendet tashme kane kapercyer cdo lloj pengese me ane te kesaj rruge lidhese qe kishte nisur te ndertohej qe ne vitin 2007 dhe qe u perurua dy vjet me vone nga lideret e dy vendeve. Ne reportazh vleresohet vecanerisht zhvillimi i mediave ne 20 vjet qe nga rrezimi i diktatures, Investimet ne kete sektor por edhe pasioni e puna e gazetareve qe me punen e tyre sjellin nje imazh real te Shqiperise. Erisa Zykaj korrespondentja ne Bruksel e televizionit shqiptar "ABC News" dhe e "TV Klan" , qe kur u rekomandua dhe dhenia e statusit kandidat, e ka fokusuar punen e saj edhe me shume ne brendesi te Komisionit Europian.
Zykaj: Ka shume histori te paqendrueshme dhe paragjykime per shqiptaret ne Europes. Nese ti nuk i njeh ata mund t'i mendosh si kriminele apo trafikante. Kisha shume veshtiresi ne vitin 2000, pasi situata ishte shume e ndryshme atehere. Por brenda 5 - 6 vjetesh ka pasur vertet nje ndryshim te madh ne menyren se si shqiptaret shihen.
Ne takimin e tij me gazetarin Blendi Fevziu ne qytetin e Krujes, Kristofer Robit eshte interesuar te mesoje se pse ky qytet eshte aq i rendesishem per historine e Shqiperise.
Blendi Fevziu: Eshte e rendesishme sepse ketu ka lindur heroi yne kombetar, Skenderbeu. Eshte nje vend i rendesishem per historine e Shqiperise. Skenderbeu ka lindur ketu, por pas humbjes se babait te tij ne beteje me otomanet, ai u rrembye nga Sulltani dhe u dergua ne Stamboll. Ne moshen 20 - 25 vjecare, ai u be nje komandant i rendesishem per ushtrine otomane. Por Gjergj Kastrioti u kthye ne Kruje dhe luftoi per plot 25 vjet kunder otomaneve. Ai ishte i vetmi ne ate kohe qe po i luftonte otomanet, ne nje moment kur ata ishin vertet shume te forte, me nje ushtri perandorake shume e forte. Qytetaria jone dhe le te themi dhe nacionalizmi yne kane filluar me figuren e Skenderbeut, si simbol i kombit. Skenderbeu tani eshte figura apo njeriu qe ribashkoi shqiptaret nga Kosova, Maqedonia, Mal i Zi dhe Shqiperia.
Me pas intervista e gazetari te "France 24" me gazetarin shqiptar Blendi Fevziu vijon me ate qe do te ishte dhe pikenisja e rrugetimit te Shqiperise drejt Europes dhe rrezimit te regjimit komunist, Levizja Studentore e dhjetorit 90.
Gazetari: Blendi tani jemi ne "Sheshin e Demokracise", vendi ku ne vitin 1990 filloi dhe renia e komunizmit.
Blendi Fevziu: Ky eshte nje nga vendet me te rendesishme ne historine e Shqiperise. Sepse ketu ne 8 dhjetor ka filluar levizja studentore kunder regjimit komunist. Shqiperia ishte nje vend unik, pasi ne vendet e tjera levizjet te tilla jane nisur nga intelektualet, kurse ketu tek ne cdo gje u nis nga studentet. Dhe kater dite pas Levizjes studentore, ketu ne kete vend dhe sidomos ne zonat perreth, Ramiz Alia kryetari i partise komuniste pranoi pluralizmin.