Dritero Agolli: Mbrohuni nga sharjet dhe thashethemet
Shkrimtari Dritero Agolli, i njohur si patriarku i socialisteve, ka uruar dje me ane te nje mesazhi Konventen Kombetare Zgjedhore te LSI-se. Agolli ka vleresuar rolin e LSI-se dhe qendrimet e mbajtura nga kjo force politike, nderkohe qe mesazhet e tij kane qene per te gjithe klasen politike, duke u bere apel qe te shmagnin thashethemet dhe sharjet. "Francezet thone: "ekstremet puqen", domethene arroganca te shpie ne mendjemadhesi dhe mendjemadhesia ne arrogance. Ju te dashur delegate, mbrohuni nga keto dy vese qe gjymtojne kulturen e demokracise. Sharjet, thashethemet, shpifjet, nderhyrjet ne jeten intime, kercenimet per burgosje, madje edhe per vrasje qe behen ne parlament dhe qe duartrokiten ose dhembezbardhesohen, jane pisha te ndezura qe i vene flaken shoqerise dhe nuk jane qirinj te ndezur per qetesi dhe paqe", shprehet shkrimtari i njohur Dritero Agolli ne mesazhin e tij. Me tej Agolli shton se "kjo Konvente apo shqip Kuvend te kulturuarish dhe te maturish, do te marre vendime apo nisma per ta shuar kete pishe antikulture pasi nuk duam qe ajo te perhapet ne shoqeri". Ne hyrjen e masazhit te tij, Agolli ben apel per zgjidhen e problemeve te vendit, duke kerkuar bashkepunim mes paleve. "Duke shkruar keto radhe te kesaj pershendetje mu kujtua nje poezi e Naim Frasherit, me te cilen shpreh per here te pare nje zemerim apo revolte ndaj shqiptareve te ndare nga njeri-tjetri. Dhe ne menyre metaforike ai shkruan duke perdorur fjalen "shoke"; Ejani ketu o shoke, mblidhuni koke me koke. Them une, ja si te kjo konventa juaj, koke me koke. A ka ndonje kuptim klasor fjala shoke. Pse kujtojme ne se Naimi nuk mund ti vinte fjalen "Zoteri" ne vend te "shoke" dhe te shprehej ejani ketu "zoterinj", shprehet Agolli. Me tej, duke justifikuar hyrjen e gjate ne mesazhin e tij, Agolli shprehet se kete "ves" e ka marre nga politike shqiptareve e viteve te fundit. "Plaku eshte nje qenie e vecnate, deshiron te flase gjate, ose te heshte gjate. Dhe une bera nje hyrje te gjate, por mendoj se mikrobi i shumefjalesise me ka infektuar nga ata qe kane nje cerek shekulli qe ne fjalimet e tyre bejne te njejten hyre, ose arrogante ose mendje madhe", shprehet ne mesazhin e tij shkrimtari i njohur Dritero Agolli.