E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: 2008-a, viti me i suksesshem per vendin

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli eshte takuar ne mbremje me ambasadoret e Shqiperise ne bote, duke u dhene perkrahjen e plote te Parlamentit ne veprimtarine e tyre.

Pasi permendi ratfikimin e MSA-se nga thuajse te gjitha vendet e Bashkimt Europian dhe ritmet e shpejta per ratifikimin e protokollit te NATO-s, zonja Topalli e cilesoi 2008-en si vitin me te suksesshem per Shqiperine ne marredheniet e saj nderkombetare.

Jo pa ironi, kryetarja e Kuvendit u shpreh se besonte se edhe Parlamenti grek do te gjente kohe per miratuar MSA-ne, si vendet e tjera europiane.

Zonja Topalli vleresoi se analiza e aktivitetit diplomatik do te ishte e paplote nese nuk do te perfshihej edhe roli i Kuvendit me diplomacine aktive parlamentare, gje per te cilen kryetarja e Kuvendit ka njohur edhe kontributet e opozites.

Ne takimin e ambasadoreve, ku merrte pjese edhe ambasadori i Kosoves ne Tirane, zonja Topalli tha se detyre kryesore e perfaqesuesve te diplomacise shqiptare ne bote eshte promovimi i imazhit te vendit, i cili sipas saj po ndryshon cdo dite, duke iu afruar standarteve europiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›