E Diel, 1 Nëntor 2026

Jozefina Topalli takon ambasadorët shqiptarë

Në një ceremoni të zhvilluar në mjediset e Kuvendit, kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka realizuar një takim me ambasadorët shqiptarë nëpër botë. Topalli tha se shpreson në rafitikimin e shpejtë të MSA nga Greqia. 

TIRANË - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, në një ceremoni të veçantë në mjediset e Kuvendit ka realizuar një takim me ambasadorët shqiptarë nëpër botë. Kryetarja e Kuvendit shprehu vlerësimin e saj personal dhe në emër të Kuvendit, për veprimtarinë e ambasadorëve shqiptarë në mbrojtje të interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve jashtë vendit.

“Jam veçanërisht krenare të evokoj kontributin e Kuvendit në dy elementë themelorë, shtylla të veprimtarisë sonë diplomatike: ecurinë e shpejtë e të suksesshme të procesit të ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit si dhe procesin e ratifikimit të Protokollit të Aderimit në NATO”, tha Topalli.

Gjatë këtij takimi Topalli ka shprehura se parlamenti grek do të mund të ratifikojë së shpejti Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit të Shqipërisë me BE ashtu siç kanë bërë vendet e tjera të unionit Europian. Duke folur në takimin me ambasadorët tanë në botë Topalli u shpreh se besonte që parlamenti grek do të gjente kohën dhe mundësinë për të ratifikuar këtë marrëveshje.

“Unë dua të besoj se ashtu si vendet e tjera të BE-së edhe Parlamenti grek do të gjejë kohë për të miratuar këtë dokument kaq të rëndësishëm për Shqipërinë. Përfundimi i procesit do të na mundësojë jo vetëm të fillojmë e të zbatojmë këtë marrëveshje duke e futur procesin e kompaktibilitetit me BE-në në një fazë shumë më të avancuar por dhe të ecim më tej në hapat e tjerë në thellimin e marrëdhënieve me BE-në”, theksoi Jozefina Topalli.
(a.s/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›