E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juristi i Strazburgut, ne varesine e qeverise

Pershtatja e modelit spanjoll ne projektligjin per avokatine e shtetit edhe pse kaloi pa debate ne komisionin e ligjeve, merret me rezerva nga perfaqesuesi ligjor i Shqiperise ne Gjykaten Evropiane te te Drejtave te Njeriut, juristja Suela Mneri.

Nje nga argumentat eshte pse duhet te merret shembulli i Spanjes, ne nje kohe kur te gjitha vendet e tjera te Evropes kane nje sistem te tille, ku perfaqesuesi ligjor nuk eshte ne varesi te avokatit te shtetit.

“Institucioni i avokatures se shtetit ne Spanje ka dhene provat e ekzistences. Une mendoj se ne Shqiperi nuk ka ardhur koha qe ceshtjet e te drejtave te njeriut te trajtohen si ceshtje te shtetit shqiptar. Ne cdo vend te botes kjo trajtohet si strukture me vete”, deklaron Mneri.

Zonja Mneri, e cila prej tre vjetesh eshte e atashuar prane Gjykates se Strasburgut, thote se raportet e Keshillit te Evropes keshillojne Shqiperine te forcoje kete sistem dhe jo te ndryshoje varesine.

Duke pohuar se Shqiperia nuk i ka humbur te gjitha ceshtjet ne Gjykaten e Strasburgut, ashtu sikurse deklaroi avokati i shtetit Eduart Halimi, Mneri shton: “Problemi nuk qendron tek perfaqesuesi ligjor. Kalimi i struktures nuk do ta permiresoje qendrimin e shtetit me Gjykaten Evropiane”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›