Rama ne Himare, premton ligj per vijen bregdetare Rozeta Rapushi
Partia Socialiste premton se me ardhjen e saj ne pushtet, do te ndermarre nismen per te hartuar nje ligj te posacem per vijen bregdetare. Nga Himara, kreu socialist, Edi Rama, ne nje "duel" paralel me kryeministrin Sali Berisha, i cili celi sezonin turistik ne Shengjin, pasi akuzoi se me tokat bregdetare eshte bere nje katrahure, premtoi gjithashtu edhe ngritjen e nje Agjencie te Zhvillimit te Bregdetit. "Kapitulli 22 vjet i gjate katrahure ligjore mbi token bregdetare, ndertime kuturu e shemtim kudo ku ve dore njeriu, do te mbyllet perfundimisht. Angazhimi yne eshte qe do bejme Ligjin e Vijes Bregdetare. Do te ngreme Agjencine e Zhvillimit te bregdetit dhe do te ndalim barbarine e rilindim bukurine e tij", - u shpreh Rama. Sipas kreut socialist, bregdeti po dhunohet e demtohet perdite, por sipas tij ka ende kohe per sherim e rilindje te shijes estetike te te pareve tane ne ndertimet turistike. "Do ta cminojme bregdetin nga konfliktet e pronesise. Do te realizojme shembuj te bukur zhvillimi dhe do kthejme shtetin ne krye te detyres", - vijoi ai. Me pas, ne takimet e zhvilluara ne qytetin e Vlores, Rama shprehu shqetesimet e selise roze per sektorin e shendetesise. Se bashku me grupin e punes per Shendetesine, Rama ne ne qytetin e Vlores zhvilloi bashkebisedim me banoret e zones dhe njerez te kesaj fushe. Ne kete kuader, Rama tha se dallimi eshte shume i qarte mes Partise Socialiste dhe pales tjeter, pasi PS do te garantoje sherbim shendetesor universal qe nenkupton blerjen nga shteti te sherbimit shendetesor edhe per ata qe jane te pasiguruar. "Ne do te themelojme sherbimin kombetar shendetesor, nje strukture e re qe do te bej te mundur transformimin e sistemit shendetesor. Sot kemi nje sherbim shendetesor te degraduar qe ka cenuar rende dinjitetin e atyre qe punojne ne kete sherbim, dinjitetin profesional dhe dinjitetin shoqeror te vendit. Duke e transformuar teresisht sistemin shendetesor, njerezit do te sherbehen denjesisht", - u shpreh ai. Sipas kreut socialist, qellimi i PS-se eshte qe ne fund te kesaj rruge dhe perpara zgjedhjeve te ardhshme te kete nje plan shume te detajuar per te gjitha fushat qe mbulon programi qeverises. "Dhe te jemi ne gjendje tu themi njerezve ekzaktesisht se cili eshte plani yne, ku do te nderhyjme, si do te nderhyjme dhe ne sa kohe ne presim rezultatet e para nga nderhyrja jone ne cdo sektor", - shtoi ai. Tryeza ne Vlore u shtrua ne formen e nje bashkebisedimi me pyetje e pergjigje lidhur me ate se cka eshte parashikuar ne draft programin e PS dhe cfare duhet permiresuar me tej, qe te jete nje program qeverises te socialisteve per te permbushur nevojat dhe pritshmerite e qytetareve ne sektorin e shendetesise. Sipas Rames, ky sistem shendetesor qe kemi sot sjell vetem degradim dhe demoralizim te vazhdueshem, rrenim te metejshem. "Ashtu sikunder jam i bindur qe politika qe kemi zgjedhur, e cila eshte nje politike radikale ne raport me situaten e sotme, eshte nje terapi shume e forte, por pa dyshim e suksesshme per te nderhyre dhe per ta operuar gjithe sistemin duke bere te mundur qe ai te ngrihet ne kembe dhe te jete ne gjendje tu sherbej denjesisht qytetareve", - tha Rama.