PLL: Pro bashkimit te shqiptareve ne nje shtet te vetem Eva Gjura
Partia e Levizjes se Legalitetit ka nisur te ashpersoje gjuhen e deklaratave te saj politike. Pas deklaratave kunder parades se homoseksualeve, e cila shkaktoi mjaft debate, drejtuesit e PLL-se dje kane artikuluar nje tjeter deklarate te forte publike, e cila mbeshtet platformen e bashkimit te shqiptareve ne nje shtet te vetem. Duke u bere keshtu partia e pare politike qe kerkon zyrtarisht Bashkimin Kombetare. Nepermjet nje deklarate per shtyp PLL shprehet se, duke qene forca politike me e vjeter ne spektrin politik shqiptare, ne qendrimin ndaj Ceshtjes Kombetare ka qene konstante, duke e patur nje nga prioritetet programore te saj. Ne njoftim thuhet se "PLL ka qene, eshte dhe do te jete per Bashkimin Kombetar duke u mbeshtetur ne realizmin dhe racionalen e argumenteve te se drejtes historike dhe te vetevendosjes, qe perbejne fondamentin e se drejtes pozitive nderkombetare". Gjithashtu PLL thekson se ajo mbeshtet dhe vlereson cdo qendrim te cdo force politike, shoqate apo grupimi te vjeter apo te ri ne mbare hapesiren kombetare, qe vjen ne opsionin e qendrimit te saj ne zgjidhjen definitive te ceshtjes kombetare. "PLL, Bashkimin Kombetar e konsideron si nje proces te pakthyeshem. Perurimin ne Prizren te Abetares Kombetare PLL e konsideron si abc-ne e procesit qe do te konvergoje ne nje te ardhme te afert drejt njehsimit dhe unifikimit te gjithe vlerave tona drejt bashkimit te kombit tone ne nje shtet te vetem te integruar ne Bashkimin Evropian" thuhet ne njoftim e kesaj force politike. Duke u ndalur tek situata me e fundit ne shtetin fqinj Greqine, PLL deklaron se, rikthimi dhe ringjallja e fantazmave te megalidese nepermjet partive neo-nazizte dhe shoviniste eshte nje kercenim kercenim jo vetem per vendin tone por per te gjithe rajonin. "Fatkeqesisht keto zhvillime nuk jane vetem reflektimi i krizes dhe te shkeputura nga qendrimi zyrtar, por jane rezultat i suportit te vazhdueshem te qarqeve shoviniste nga qeverite e meparshme si dhe bekimit nga Kisha Greke. Termi "Vorio Epir" nuk ekziston si i tille, por eshte pjelle e qeverive shoviniste te para nje shekulli ne momentet me te veshtira te kombit shqiptar te Luftes se Pare Boterore" shprehte PLL. Sipas saj ne leksikun shqiptar ka ekzistuar dhe do te ekzistoje termi Jugu i Shqiperise dhe i ashtuquajturi Vorio Epir nuk eshte gje tjeter vecse veriu i Shqiperise se Jugut. Ne memorien e gjithe shqiptareve jane masakrat cnjerezore ndaj popullsise autoktone te Camerise, spastrimit dhe asimilimit etnik te saj. PLL deklaron se, "investimi prej me shume se nje shekull e gjysme mbi platformat famekeqe te megalidese dhe nacertanies u shkaterruan ne mars 1999 diten kur bombat e NATO-s rane ne Beograd, por qe shperthyen me shume ne Athine. Ky ishte fillim i korrigjimit te padrejtesive historike te kryera ndaj kombit shqiptar nga fuqite e kohes. Pas nje shekulli koha dhe fati po punon per shqiptaret".
Bashkimi
PLL ka qene, eshte dhe do te jete per Bashkimin Kombetar duke u mbeshtetur ne realizmin dhe racionalen e argumenteve te se drejtes historike dhe te vetevendosjes, qe perbejne fondamentin e se drejtes pozitive nderkombetare. PLL, Bashkimin Kombetar e konsideron si nje proces te pakthyeshem. Perurimin ne Prizren te Abetares Kombetare PLL e konsideron si abc-ne e procesit qe do te konvergoje ne nje te ardhme te afert drejt njehsimit dhe unifikimit te gjithe vlerave tona drejt bashkimit te kombit tone ne nje shtet te vetem te integruar ne Bashkimin Evropian.
Bashkimi
PLL ka qene, eshte dhe do te jete per Bashkimin Kombetar duke u mbeshtetur ne realizmin dhe racionalen e argumenteve te se drejtes historike dhe te vetevendosjes, qe perbejne fondamentin e se drejtes pozitive nderkombetare. PLL, Bashkimin Kombetar e konsideron si nje proces te pakthyeshem. Perurimin ne Prizren te Abetares Kombetare PLL e konsideron si abc-ne e procesit qe do te konvergoje ne nje te ardhme te afert drejt njehsimit dhe unifikimit te gjithe vlerave tona drejt bashkimit te kombit tone ne nje shtet te vetem te integruar ne Bashkimin Evropian.